18-12-2025

Rajonale

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora  10:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pret në takim ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. (Zyra e kryetarit Haskuka, ora 10:00) Ora 12:00 Në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” organizohet program për nder të 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve. Ora  13:00 Në fshatin […]

Suharekë: Shkëputet kontrata për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se është shkëputur kontrata për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyçi. Kjo pasi, operatori ekonomik nuk ka respektuar afatet kohore, duke bërë shkelje të kushteve të kontratës, transmeton Indeksonline. “Është shkëputur kontrata për projektin “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyçi”, si rezultat i mosrespektimit së afateve […]

Protestohet kundër gurthyesit në Bjeshkët e Pashtrikut

Banorët e fshatit Kusar si dhe fshatrave për rreth, sot protestojnë para Kuvendit Komunal të Gjakovës. Kjo protestë organizohet për ndalimin e gurthyesit në Bjeshkët e Pashtrikut, e cila është zonë me prioritet për mbrojtje të natyrës me Planin Zhvillimor të Komunës së Gjakovës. “Pasi që institucionet, përkatësisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Mbahet mbledhja e rregullt e V-të (pestë) për këtë viti e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, (“Shtëpia e Bardhë”). Ora 11:00 Nxënësit e shkollës shqipe të Sllovenisë do vizitojnë shkollën e Mushtishtit në Suharekë. (Shkolla e fshatit Mushtisht). Ora 17:30 Nxënësit e shkollës shqipe të Sllovenisë priten nga DKA e Malishevës. Ora 21:00 Në ambientet e […]

Halil Kastrati paralajmëron ndërtimin e shtatë shtëpive të reja në Dragash

Humanisti dhe kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë të ditur se edhe në Dragash në bashkëpunim me Komunën do të ndërtojnë shtatë shtëpi. Ai bëri të ditur me anë të një postimi në “Facebook”, duke shtuar se Komuna ka ndarë 5 mijë euro. “Sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi me Komunën e Dragashit […]

Mungesa e të akuzuarve shtyn gjykimin për keqpërdorim të besimit në Sharr (ish-Dragash)

Mungesa e të akuzuarve për keqpërdorim të besimit, Ejup Balje dhe Myrtez Xhemaj, ka bërë që të dështojë seanca e paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash. Gjykatësja e rastit, Sabaheta Kurteshi, ka konstatuar se ata janë ftuar në mënyrë të rregullt dhe se mungesën e tyre e kanë arsyetuar, […]

Çfarë thotë Policia për gruan “misterioze” që u vërejt në rajonin e Prizrenit (VIDEO)

Ka dy ditë që fotografitë e një gruaje u bënë virale në rrjete sociale, me dyshimin se po ngacmon femra dhe fëmijë. Policia sot rreth orës 09:30 ka intervistuar gruan “misterioze” në Sllatinë, njofton Klan Kosova. Klan Kosova ka kontaktuar më të gjitha stacionet policore ku besohet se është parë gruaja. Kjo është përgjigja që […]

2.5 mil euro donacion për njësitë rajonale të “Ekoregjionit” në Prizren

Katër njësi operative të kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Ekoregjioni” nga rajoni i Prizrenit, falw njw donacioni japonez parashihet ta posedojnë teknikën më të përsosur për menaxhim dhe operim, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Suhareka,Malisheva,Rahoveci dhe Dragash, janë përfitues tw donacionit japonez që kap vlerën rreth 2.5 milion euro. Kryeshefi ekzekutiv në kompaninë “Ekoregjioni” në Prizren, […]

Në Komunën e Malishevës 65 punëtorë me kontratë mbi vepër

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se gjatë vitit 2018 Komuna e Malishevës kishte angazhuar 65 punonjës përmes Marrëveshjes për Shërbime të Veçanta (MSHV), por që në kontrata nuk ishte e specifikuar se në cilën bazë ligjore ishin thirrur gjatë hartimit të kontratave. Sipas auditorit, prej tyre 53 persona të njëjtë ishin angazhuar dy […]

Gjashtë muaj burg të akuzuarit që pranoi fajësinë se vodhi një laptop në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv të akuzuarin për vjedhje të rëndë, Sebastian Hamza. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi Mizahir Shabani, pasi që paraprakisht i akuzuari e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ai ka kërkuar nga […]