26-04-2024

Rajonale

Moti gjatë dy ditëve

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të jenë në rritje, sidomos maksimalet e ditës, kurse mëngjesi paraqitet me ngrica të lehta po thuaj në gjithë territorin e vendit. Të enjten, sërish pritet çrregullim […]

Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Marmull të Gjakovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj. “Në fshatin Marmull të Gjakovës një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur”, tha Podrimaj, ndërsa tregoi […]

Nesër fillon repelimi i kafshëve në Senik dhe Lladrovc të Malishevës

Shtabi komunal për menaxhimin e EHKK, në Malishevë, i kryesuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka mbajtur një takim pune me operatorin“Zona Park”, që do të bëjë repelimin e kafshëve. Në këtë takim, është vendosur për fillimin e fushatës së repelimit të kafshëve, që do të filloj nga nesër, e mërkure, 13 […]

Rahovec: Dënim me kusht për dëmtimin e një veture dhe sulm ndaj policit

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim unik me pesë muaj burgim me kusht ndaj të akuzuarit për veprat penale “asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe për sulm ndaj personit zyrtar, Nijazi Abazibra. Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, i akuzuari Abazibra nuk kryen vepër tjetër […]

Ushtrime të KFOR-it në Sharr (ish-Dragash)

Forca të KFOR-it në Kosovë sot kanë vazhduar ciklin e ushtrimeve, siç thuhet, për të qenët ë gatshme për veprim të shpejtë në gjithë territorin e Kosovës me qëllim të pengimit të çfarëdo kërcënimi që do të mundë ta rrezikonte këtë territor. Ushtrimet e sotme po zhvillohen në jug të Kosovës ku forcat e KFOR-it […]

Komuna dhe ASB do të ndihmojnë dhjetë familje në Malishevë

Komuna e Malishevës dhe OJQ “Arbeiter Samarites Bund-ASB”, sot kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për implementimin e projektit “Mbështetje e Integruar Socio-ekonomike për familjet shumë të prekura”. Marrëveshja është nënshkruar në mes të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe përfaqësues së ASB për Kosovë, Dafina Hoxha. Në njoftimin e komunës, thuhet se ky […]

Arrestohet një person për zjarrvënie në fshatin Semetisht

Policia në Suharekë të dielën ka arrestuar një person i cili dyshohet të ketë shkaktuar zjarrvënie në fshatin Semetisht “Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në disa raste të zjarrvënieve, ku njësitë patrulluese i janë përgjigjur rastit dhe të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin policor”, thotë policia nga rajoni i […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 08:30 Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës.(Ndërtesa e Komunës). Ora 09:30 – 10:00 Për nder të 20-vjetorit të Betejës së Jeshkovës dhe rënies së 21 dëshmorëve të kombit, bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Ora 12:00 Nën përkujdesjen e ministrit të […]

Komuna e Malisheves dërgon veteranët e arsimit në ekskursion

Komuna e Malishevës ditë më parë ka kurorëzuar kontratën e radhës për këtë vit. Kësaj radhe komuna e cila udhëhiet nga Ragip Bedaj ka menduar për veteranët e arsimit, derisa për ta ka aranzhuar një shëtitje në Shqipëri. Titulli i kontratës i dhënë nga autoritet kontraktues “Transporti i veteranëve të arsimit të komunës së Malishevës […]

Në Mushtisht vazhdon rregullimi i shtratit të lumit

Koha e mirë si duket ka mundësuar vazhdimin e punimeve për rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Mushtisht. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një postim në “facebook” ndër tjera ka shkruar se komuna e Therandës do të ndryshojë përmes punës dhe bashkëpunimit./GazetaePrizrenit.net

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.