14-05-2024

Rajonale

Tahirsylaj: Fundi i nëntorit në Kosovë me borë

Kosova po vazhdon të përcillet me temperatura të nxehta edhe pse ka disa javë që kemi hyrë në stinën e dimrit. Këto masa ajrore pritet që ta përcjellin vendin edhe për disa javë. Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, thotë se dimri nuk do të sjellë shumë borë në Kosovë dhe se borë pritet […]

Inkubator biznesi në Malishevë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë  nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e Inkubatorit të Biznesit në Malishevë. Shala ka thënë qëllimi i kësaj marrëveshje është ndihma ndaj komunave që bizneset të kenë kushte dhe mundësi më të mirë për ta zhvilluar veprimtarinë e tyre. Kryetari Begaj, gjithashtu e […]

400 mijë euro i transferohen Komunës së Mamushës për fermerët e dëmtuar

Komuna e Mamushës ka bërë të ditur se do të pranojë 400 mijë euro nga Ministria e Financave për kompensimin e dëmeve në bujqësi, që ishin shkaktuar nga vërshimet në muajin gusht të këtij viti. Sipas njoftimit të kësaj komune, informata për shumën e mjeteve të akorduar për këtë qëllim është komunikuar nga niveli qendror. […]

Suharekë: Të maskuar hyjnë në lokal, pas sulmit  i vjedhin 160 euro dhe cigare

Policia në Suharekë ka raportuar për një vjedhje të rëndë që dje ka ndodhur në një lokal. “Viktima mashkull K/Shqiptar ka informuar se gjersa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre persona të maskuar e kanë sulmuar fizikisht dhe nën kërcënim të armës ia kanë grabitur 160 € dhe një sasi të cigareve”, thuhet […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora  08:30 Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës. (Ndërtesa e Komunës)./GazetaePrizrenit.net/

Kontributi i prindërve i rëndësishëm për cilësinë në arsim

Rritja e bashkëpunimit të shkollave me prindërit mundëson zgjidhjen e numrit të madh të problemeve në këto institucione, sikurse edhe avancimin e cilësisë në arsim. Ky konstatim ka dalë nga tryeza e organizuar gjatë kësaj jave në Prizren, ku është diskutuar mbi funksionimin e këshillave të prindërve dhe bashkëpunimin e tyre me institucionet shtetërore. Zyrtarë […]

Çfarë moti do të ketë  gjatë pesë ditëve në Prizren e rrethinë?

Në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit, gjatë pesë ditëve të ardhshme pritet të kemi mot me diell dhe pjesërisht të vranët, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Temperaturat e ajrit, vazhdojnë të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 0 C deri në 2 C, e maksimalet nga 16 – 17 C, […]

Tre ish-presidentë vizitojnë Krushën e Madhe (video)

Me ftesë të Zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ,Besnik Hoti, sot në Krushë të Madhe qëndruan tre ish-presidentë të Kosovës dhe Shqipërisë: Famir Sejdiu, Rexhep Mejdani dhe Alfred Mojsiu.

Malishevë: Dy të akuzuarit për vjedhje të rëndë pranojnë fajësinë

Dy nga tre të akuzuarit për vjedhje të rëndë, Besnik Rudi dhe Besnik Hoti, e kanë pranuar fajësinë se në vitin 2012, në Malishevë i kishin thyer dy lokale, nga ku kishin marrë gjësende në vlerë prej mbi dy mijë euro. Kurse, i akuzuari i tretë, Besnik Qelaj, ka mohuar fajësinë, duke thënë se ai […]

Moti në Prizren e rrethinë

Në rajonin e Prizrenit dhe në rrethinë sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 15-17 C.