14-05-2024

Rajonale

Moti sot

Në Prizren e rrethinë vazhdon të mbaj mot i qëndrueshëm. Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, ku temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës mot i ngjashëm do të jetë në tërë sipërfaqen e vendit tonë. Pasdite në pjesën jugperëndimore dhe veriperëndimore do të ketë vranësira […]

Nis ndërtimi i shkollës në Panorc të Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyçi, nxënës, mësimdhënës dhe shumë banorë të fshatit Panorc morën pjesë në ceremoninë e  gurthemelit të SHFMU-së  re “ Asim Vokshi”, në këtë fshat. Ministri  i arsimit, Shyqiri Bytyçi tha se është privilegj që është në mesin tuaj sot e sidomos në momentin e ceremonisë […]

Rahovec: Mungesa e të akuzuarit shtyn gjykimin për vjedhje të arit në shtëpinë e mërgimtarit

Mungesa e të akuzuarit për vjedhje të rëndë, Besim Dina, ka bërë që të dështojë seanca ndaj tij, e paraparë për të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec. Gjykatësi Ilir Rashkaj tha se për kundër ftesës së rregullt dhe pranimit të saj, i akuzuari nuk ka prezantuar në seancë dhe mungesën e […]

Arrestohet i dyshuari për grabitje të armatosur në Kramovik të Rahovecit

Më 27 tetor të këtij vit, në ora 03:00, në një pompë derivatesh në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit nga persona të maskuar ka ndodhur grabitje nën kërcënimin me armë. Sektori rajonal për hetime nga Drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë ka punuar intensivisht në zbulimin dhe arrestimin e të dyshuarve dhe sot, me […]

Nxënësit e Suharekës rrahen për arsye banale: Pse po m’kqyrë shtremt

Sot para orës 08:00 në oborrin e shkollës fillore “Skënder Luarasi” në Suharekë ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve nxënësish. Policia njofton se nga kjo përleshje njëri nga të përfshirët SH.M. ka pësuar lëndime në trup dhe kokë, për çka është dërguar më pas për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. “Deri te kjo […]

Çfarë moti do të kemi gjatë kësaj jave në Prizren e rajon?

Në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit tonë,  edhe gjatë kësaj jave parashihet të vazhdojë moti stabil, kryesisht me diell dhe vranësira. Sipas Prishtina Weather, masat e freskëta ajrore gradualisht do të shtrihen mbi rajonin tonë duke zbritur lehtë temperaturat pak mbi vlera mesatare. Ditën e enjte me afrimin e një […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 11:00 Në vigjilje të shënimit të Ditës së Flamurit Kombëtar, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bëhet përurimi i objektit të shkollës në Bubavec. Ora 13:00 Në vigjilje të shënimit të Ditës së Flamurit Kombëtar, vihet gurëthemeli i objektit të shkollës në Panorc të Malishevës./GazetaePrizrenit.net

Suharekë: Katër fshatra bëhen me laboratorë për analiza mjekësore

Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatin Duhël, Studençan, Bukosh dhe Mushtisht të komunës së Suharekës sot janë pajisur me laboratorë për analizat mjekësore. Siç thuhet në komunikatën e komunës së Suharekës, pajisja e Qendrave të Mjekësisë Familjare me laboratorë do t’ua lehtësojë banorëve të këtyre fshatrave kryerjen e analizave laboratorike. “Katër Qendra të Mjekësisë Familjare […]

Duhëla e Suharekës bëhet me çerdhe

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përuruan sot çerdhen “Flutura”, e cila do të funksionojë brenda hapësirës së shkollës së mesme të ulët “Sadri Duhla” në fshatin Duhël të Suharekës. Ministri theksoi se ndërtimi i çerdheve të reja, krijimi i mundësive për zhvillimin në fëmijërinë […]

Heronjtë Toni e Mici përjetësohen në pulla postare

Në 20- vjetorin e rënies së heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe SelajdinMullabazi-Mici nga qyteti i Rahovecit në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit, Posta e Kosovës ka bërë përurimin e pullave postare për heronjtë Toni dhe Mici. Në fjalën e tij kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, është shprehur se sot është edhe një nder që i […]