28-08-2025

Rajonale

Lirohet nga akuza punëtori i Postës në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë, të hënën, e ka liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, punëtorin e Postës në Malishevë, Sahit Hoti. Kryetari i trupit gjykues Gëzim Pozhegu, ka deklaruar se nuk është vërtetuar se i akuzuari Hoti, ka kryer veprën penale me të cilën e ka ngarkuar Prokuroria Themelore në Gjakovë. Gjatë shpalljes […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 8:00 Në Prizren sikurse edhe në tërë vendin, sot do të nisë viti i ri shkollor 2018/19. Ora 8:30 Mban mbledhjen e rregullt Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Malishevës. (Ndërtesa e KK-së)./GazetaePrizrenit.net/

Tre të lënduar rëndë në një aksident trafiku në Rahovec

Tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore nga një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Radostë të Rahovecit. Këtë për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj. “Më 1 shtator Policia e Kosovës ka marrë një informatë për aksident në ora 21:30. Në Radoste të Rahovecit […]

Varroset punëtori që vdiq në Itali (video)

Dikush që iku nga vendi për një jetë më të mirë, u kthye këtu në arkivol. Në Balinc të Malishevës u varros sot 44-vjeçari Shpejtim Gashi, i cili humbi jetën aksidentalisht në Itali, njofton Klan Kosova.

Prokuroria kërkon shpalljen fajtor të punëtorit të Postës në Malishevë, mbrojtja lirimin

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar që punëtori i Postës në Malishevë, Sahit Hoti, që akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Hoti akuzohet se kishte vonuar dorëzimin e një dokumenti në Gjykatën Themelore në Prizren, me çka debitorit Naim Sopaj, i ishte pamundësuar prapësimi i urdhrit përmbarimor. […]

Komuna e Rahovecit kundërshton projektin e Ministrisë për udhëkryqin afër Xërxës

Projektet e nisura nga Ministria e Infrastrukturës jo çdo herë kryhen pa asnjë pengesë. Një rrethrrotullim i paraparë të bëhet nga kjo ministri në aksin rrugor në magjistralen Gjakovë – Prizren është bërë çështje diskutimi mes Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Infrastrukturës, pasi që nga ekspertë të komunës po paralajmërohen aksidente të shumta, për […]

Paralajmërohen gjoba ndaj ndotësve të lumit Toplluha në Suharekë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur shqetësimin për ndotjen e ambientit, veçanërisht të lumit Toplluha. Ai ka theksuar se praktika e hedhjes së mbeturinave në shtratin e këtij lumi po vazhdon ani pse ai është pastruar disa herë, shkruan sot Koha Ditore. “Kjo pamje nuk na ka hije! Lumi Toplluha në këtë pjesë është […]

Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe herë pas here me vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30  gradë Celsius. Sipas njoftimit, do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare./kp

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Në kontekstin e shënimit të 20-vjetorit të Epopesë së Vrrinit, Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Prizren organizon aktivitete përkujtimore: Ora 10:00 Bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë Ora 11:30 Vendosen buqeta lulesh  te shtatorja e Heroit të Kombit Xhevat Berisha, në Shatërvan Ora 11:30 Akademia përkujtimore në […]

Mushtisht: Arrestohet për vjedhje të pyllit dhe sulm ndaj policisë

Një person është arrestuar për shkak të vjedhjes së pyllit, ndërsa gjatë arrestimit ka sulmuar dhe ofenduar zyrtarët policorë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Në raportin policor, thuhet se rasti ka ndodhur në Mushtisht të Suharekës, kur i dyshuari është takuar duke transportuar dru që i kishte prerë ilegalisht në vendin e quajtur Parku i Sharrit. Pas intervistimit […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.