26-04-2024

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Ora  09:00
Në Prizren nis aksioni për pastrimin e ambientit “Ta pastrojmë Kosovën”. Drejtoria e Shërbimeve Publike do t’u sigurojë vullnetarëve bluza dhe pajisje të nevojshme për pastrim si qese, dorëza dhe maska.

Ora 09:00
Nis aksioni për pastrimin e hapësirave publike në Rahovec. Aksioni do të fillojë në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec.

Ora 10:00

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren, do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Përveç kryetarit Haskuka, prezent do të jenë edhe zyrtarët e tjerë komunalë

Ora 10:00
Nën mbikëqyrjen e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe me përkrahjen e donatorëve, në fshatin Krushë e Madhe do të organizohet festa e perimekulturës “AGROFESTA”.

Ora 13:00
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj viziton degën e AAK-së në Prizren.

Ora 14:00
Kryeministri Haradinaj do të qëndrojë në fshatin Reqan të Prizrenit, ku do të takohet me banorët e kësaj ane. (Restorant “Fuad –AS”, në Reçan, ora 14:00)./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.