10-04-2026

Rajonale

Disa fshatra dhe një pjesë e Suharekës, sot dezinfektohet kundër rriqrave

Në disa fshatra si dhe disa pjesë të Suharekës, sot do të bëhet spërkatja kundër rriqrave, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.   Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale në Suharekë, ka njoftuar se fushata do të shtrihet në fshatrat: Nishor, Kasterc, Bershanc, Semetisht, Peqan, Sllapuzhan, Dobërdolan, Bllacë si dhe disa pjesë të qytetit të Suharekës.   “Me 2 […]

Mbi 100 delegatë në Kuvendin zgjedhor të AAK-së në Rahovec

Sot, mbahet Kuvendi i VIII-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Rahovec, në të cilin pritet të zgjidhet kryetari dhe organet udhëheqëse të degës.   Mbi 100 delegatë të zgjedhur nga procesi zgjedhor i brendshëm nëpër nëndegë, si dhe mysafirë të tjerë do të marrin pjesë në kuvend.   Referuar njoftimit […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 2 qershor 2018: Ora:  09:00 Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, do t’i vizitojnë pikat kufitare në Morinë dhe Shishtavec.   Ora 18:00 Mbahet Kuvendi zgjedhor i degës së AAK-së në Rahovec. (Shtëpia e Kulturës “Mentor Zyberaj”).          

Mbyllen 9 lokale me lojëra fati në Suharekë

Departamenti i Lojërave të Fatit ka mbyllur edhe 9 lokale të tjera të lojërave të fatit në qytetin e Suharekës. Këto lokale janë mbyllur pasi inspektorët kanë konstatuar se lokalet në fjalë veprimtarinë e tyre e kanë ushtruar duke mos i plotësuar kriteret e Ligjit për Lojërat e Fatit. Nga ky aksion janë konfiskuar 31 […]

150 studentë të Malishevës përfitojnë bursë nga komuna

Komuna e Malishevës, ka ndarë 150 bursa për studentë, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë përmbushur kriteret, bazuar në rregulloren për ndarjen e bursave për studentë. Pas vlerësimit nga ana e komisionit, kryetari i Komunës, Ragip Begaj, ka shprehur gatishmërinë e tij, që të mbështes 150 studentë me bursa. Subvencionimi i studentëve, apo ndarja […]

Latifi premton përkrahje për shoqatën fëmijët me nevoja të veçanta

Për nder të festës së 1 Qershorit-Ditës ndërkombëtare të fëmijëve, kreu komunal i Rahovecit, sot ka pritur përfaqësuesit e shoqatës “Hareja”, prindërit si dhe fëmijët e tyre me nevoja të veçanta.   Në këtë ditë të veçantë, përkujdesja institucionale për këta fëmijë si pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë, do të rritet e thellohet edhe […]

Shqetëson frika nga rastet e pickimit të rriqrave

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për shëndetësi Liridon Hoti, të cilët janë edhe anëtarë të shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, kanë pritur sot në një takim pune, zyrtarët e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik (IRSHP), të prirë nga përgjegjësja Nurishahe Hulaj. Në këtë takim, është diskutuar për […]

Në ditën e tyre, fëmijët ia “mbushin” zyrën  kryetarit të Suharekës

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj asnjëherë nuk e ka pasur zyrën më të mbushur se sot. Ai po ashtu asnjëherë nuk ka pritur më shumë se sot persona pa ndonjë interes dhe që në vizitë janë fokusuar te mjediset e zyrës, e jo edhe aq shumë te fjalimet, transmeton sot “Gazeta e Prizrenit.net”.   Në […]

8 të lindur në spitalin e Prizrenit, të gjithë meshkuj

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes) Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i lindjeve –  8 Meshkuj – 8 Femra  – 0 Lindje me operacion – 3

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 1 qershor 2018: Ora:  09:00 Me rastin e 1 Qershorit- Ditës së fëmijëve, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali  Muharremaj në zyrën e tij pret të gjithë fëmijët e kopshteve të interesuara. Pritja bëhet nga ora 9.00 deri në 12.00. Ora:  11:00 Bëhet inaugurimi i çerdhes së parë publike në Komunën […]