02-03-2026

Therandë ( Suharekë )

E infektuara nga Suhareka para 10 dite pati kontakt me personin me Coronavirus

Është konfirmuar rasti i parë me Coronavirusin në Suharekë. Numri total i të prekurve me COVID-19 në gjithë Kosovën ka shkuar në 24 persona të konfirmuar. Pas testimit të 77 mostrave të dyshimta me coronavirus sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate […]

Konsumatorët në Suharekë rekomandohen ta vlojnë ujin para përdorimit

Ujësjellësi “Hidroregjioni Jugor ” në Prizren, njofton konsumatorët në Suharekë, që për arsye te ndërprerjes se energjisë elektrike gjatë natës së mbrëmshme ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë. Ekipet e kompanisë gjatë ditës së sotme, në stacionin e pompave të “Pusi i Atit” kanë aktivizuar të gjitha puset, ndërsa njeri nga puset ka prodhuar […]

Suharekë: Dy të arrestuar për moszbatim të vendimit së qeverisë për masat për koronavisurin

Në Suharekë janë arrestuar dy persona pasiqë nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë së Kosoves pas shpalljes së pandemisë Covid-19, kanë njoftuar zyrtarët e Drejtorisë së Inspeksionit të kësaj Komune. Një gjë e tillë është e konfirmuar nga  drejtoresha e Inspeksionit të kësaj Komune, Jehona Rrafshi- Lumi, e cila për “Betimi për Drejtësi” ka […]

Shtyhet për kohë të pacaktuar gjykimi për dëmtim të pasurisë në Suharekë

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor i paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ndaj të pandehurit për asgjësim apo dëmtim të pasurisë, Remzi Selimi. Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa e të pandehurit Selimi, ku nga shkresat e lëndës rezulton se pala është e panjohur […]

Droga, tre të arrestuar në Suharekë

Tre persona janë arrestuar në Suharekë për shkak të posedimit të substancave narkotike. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, raporton Gazeta e Prizrenit. “Tre të dyshuar kosovarë janë arrestuar, pasi që gjatë kontrollit në automjetin në të cilin gjendeshin janë gjetur dhe janë sekuestruar 33 qese me substancë të dyshuar narkotike të […]

Një këmbësore nga Suhareka goditet nga një veturë

Një femër nga Suhareka është goditur nga një veturë derisa ishte duke kaluar rrugën. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18: 30, në këtë qytezë. “I dyshuari (vozitësi) i panjohur pasi e kishte shkaktuar aksidentin nuk ishte ndalur në vendin e ngjarjes. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor […]

Deklarohet i pafajshëm drejtori i ndërmarrjes “Favor Plus” në Suharekë, akuzohet për vetëgjyqësi

Drejtori i ndërmarrjes “Favor Plus” me seli në Suharekë, Avni Gashi, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale “vetëgjyqësi”. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ramadan Koro, i akuzuari ka deklaruar se e kupton akuzën, por nuk e pranon fajësinë, […]

Gjykata Speciale fton edhe një luftëtar të UÇK-së nga Suhareka

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka bërë me dije se kanë ardhur edhe një ftesë nga Gjykata Speciale. Gucati ka bërë me dije se është thirrur luftëtari i UÇK-së Afrim Basha nga Suhareka. Postimi i plotë:

Dhunohet një femër në Suharekë

Në Suharekë raportohet për dhunimin seksual të një femre. Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”,  njoftoi Policia./GazetaePrizrenit.net

Suharekë: Komuna hap konkurs për gjinekolog, asnjë aplikant

Largimi i mjekëve drejt perëndimit po i jep pasojat e para në tregun kosovar. Qendra e Mjekësisë Familjare në Komunën e Suharekës rrezikon të mbetët pa gjinekolog, si rezultat i mungesës së kuadrove profesionale. Komuna ka hapur konkurs për gjinekolog në muajin janar, megjithëkëtë asnjë person nuk ka aplikuar. Bytyçi ka paralajmëruar rihapjen e konkursit, […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.