03-03-2026

Therandë ( Suharekë )

Sulm e kanosje ndaj policëve në Suharekë e Rahovec

Policia sot ka njoftuar për dy raste të kanosjes dhe sulmit ndaj pjesëtarëve të saj, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’. Në rastin e parë që ka ndodhur në Suharekë, i dyshuari ka kanosur dy zyrtarë policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Në rastin […]

Komuna e Suharekës ndërpret punimet në rrugët kryesore  

Për shkak të qëndrimit të mërgimtarëve në kohën e pushimeve, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim për ndërprerjen e punimeve në akset kryesore rrugore në këtë komunë. Kjo do të zgjasë deri më 20 gusht, ndërsa Muharremaj thekson se ky ka qenë edhe premtim i fushatës zgjedhore.  

Aktakuzë kundër gjashtë personave për plagosjen në karburant në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve: M.G., Sh.G., A.G., A.G., E.M., dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale dhe atë: M.G., veprat “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit”. […]

Pesë persona tentojnë të vjedhin një veturë në Suharekë

Policia ka njoftuar se pesë persona, njëri prej të cilëve është arrestuar  kanë tentuar që mesnatën e shkuar, të vjedhin një veturë në Suharekë. Sipas policisë, viktima ka raportuar se persona të panjohur kanë tentuar që t’ia vjedhin veturën e tij. Njësiti patrullues ka arritur që t’i identifikojë 5 të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, ku dy […]

Ballkani me dy përforcime

Ballkani i Suharekës është përforcuar edhe me dy futbollistë, Albin Kaprën e Albin Berishën. Kjo është njoftuar edhe në profilin zyrtar të klubit, që luan në Supeligën e Kosovës. “Kapra është futbollisti i ri i FC Ballkani, klubi ka arritur marrëveshjen me futbollistin për 3 vitet e ardhshme. Ai është formuar si futbollist në klubin […]

Haradinaj në mëngjes qëndroi në Suharekë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm ka qëndruar në Suharekë,  transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’. Në fotot e postuara nga kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, shihet duke pirë kafen e mëngjesit me Haradinajn. “E nisëm ditën me kafenë e mëngjesit në Suharekë me Liderin Ramush Haradinaj, duke e falenderuar për mbështetjen që i […]

Festojnë me armë në aheng, policia ua konfiskon

Një armë automatike, një pistoletë dhe disa fishekë janë konfiskuar nga policia në  Suharekë Njoftohet se kjo është bërë pasi raportimeve pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. “Nga dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar janë gjetur dhe sekuestruar : një AK-47, një pistoletë dhe dhjetë (10 ) gëzhoja”, njoftoi policia. Me […]

Nis ndërtimi i dy shkollave të reja në Suharekë

Suhareka po bëhet me dy shkolla të reja. Mbi 500 mijë euro do të kushtojë ndërtimi i shkollës fillore “28 Nëntori” në Dobërdelan të Suharekës, ndërtimi i së cilës do të financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Me rastin e vënies së gurthemelit u tha se kjo shkollë e re do të ndikojë […]

Një i lënduar nga vetaksidenti në Duhël

Në fshatin Duhël të Suharekës, dje pas orës 22:00 ka ndodhur një vetaksident trafiku. Sipas Policisë i dyshuari mashkull K-Shqiptar, përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia humb kontrollin del jashtë rrugës dhe godet një shtyllë betoni. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një pasagjer dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor./GazetaePrizrenit.net

Në Dubravë të Suharekës asgjësohen mjete eksplozive të groposura në një livadh

Një person gjatë luftës kishte groposur mjete shpërthyese dhe një sasi të municionit në livadhin e tij, në fshatin Dubravë të Suharekës, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë, rastin e kishte raportuar djali i tij.  Ai kishte treguar se gjatë kohës së luftës së fundit babai i tij (i ndjerë) ka groposur në livadhin e […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.