30-04-2024

Therandë ( Suharekë )

Në Gjinoc të Suharekës fillojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Pleqve (FOTO)

Në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës filluan punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Pleqve. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të ndërtimit të saj, e cila do të jetë në shërbimin e personave pa përkujdesje familjare. Ai ka falënderuar Halil Kastratin nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” […]

Caktohet super-ekspertizë në gjykimin për keqpërdorim pozite ndaj ish-kryetarit të Suharekës, Asllanajt

Për shkak të dallimeve të dy ekspertizave që janë realizuar në procesin gjyqësor ndaj ish-kryetarit të Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Gjykata Themelore në Prizren, të premten, ka caktuar bërjen e një super-ekspertize. Krahas Asllanajt, për këtë rast, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, akuzohen edhe ish-drejtori i […]

Mosrespektimi i afateve kohore lë në gjysmë objektin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë

Autoritetet komunale të Suharekës, të enjten, kanë njoftuar shkëputjen e kontratës për projektin e ndërtimit të shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi”, shkruan sot Koha Ditore. Guri themeltar për këtë projekt ishte vënë në vjeshtën e vitit 2017, por godina nuk është ndërtuar ende. Në njoftimin lidhur me këtë çështje është thënë se operatori ekonomik nuk […]

Suharekë: S’ka hetim për tenderin e ‘kurdisur’ të Komunës

Në një tender që Komuna e Suharekës e kishte zhvilluar gjatë vitit 2017 gjithçka “ishte kurdisur” për ta blerë veturën e caktuar prej rreth 30 mijë eurosh. Te kriteret e vendosura në dosjen e tenderit mungonte pa u specifikuar vetëm tipi i automjetit dhe i kompanisë që do ta fitonte tenderin. Por pavarësisht shkeljeve të […]

Suharekë: Shkëputet kontrata për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se është shkëputur kontrata për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyçi. Kjo pasi, operatori ekonomik nuk ka respektuar afatet kohore, duke bërë shkelje të kushteve të kontratës, transmeton Indeksonline. “Është shkëputur kontrata për projektin “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyçi”, si rezultat i mosrespektimit së afateve […]

Granatë dore në pronën e një personi në Suharekë

Një person në Komunën e Suharekës, dje ka hasur në pronën e tij një mjet shpërthyes, granatë dore. Sipas policisë, njësiti përkatës ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, kurse njësiti i FSK-së në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë pasojë e ka bërë shpërthimin e atij mjeti. Rastin e kishte një person, derisa ka qenë duke […]

Bytyqët iu shkruajnë Vuçiqit e Thaçit, kërkojnë pengimin e lirimit të parakohshëm të Gjorgjeviqit

Sot, familja e mbijetuar e Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi kanë zgjeruar fushatën e tyre për të bllokuar lirimin më të hershëm të Vlastimir Gjorgjeviç duke i bërë thirrje presidentëve të Serbisë dhe Kosovës. Bashkangjitur secilës letër, familja dërgoi një përmbledhje të hollësishme që përshkruan njohuritë e Gjorgjeviçit në rastin e vëllezërve Bytyqi dhe lidhur […]

Therje me thikë Suharekë

Në Suharekë është arrestuar një person për shkak të sulmit me thikë ndaj një personi. “Dje pas mesditës, i dyshuari  njëjti ka sulmuar me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar, që ka pësuar lëndime dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Gjykata e Prizrenit ia cakton një muaj paraburgim, të kërkuarit nga Gjykata Speciale, Remzi Shalës

Gjykata Themelore (GJTH) Prizrenit, Departamenti i Krimeve të  Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1(një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale R.SH. nga fshati Shirokë, Komuna e Suharekës,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, krimi i luftës […]

Bastisje për vjedhjet në Suharekë

Me datën 24 maj 2019, Stacioni Policor në Suharekë bazuar në zhvillimet e fundit për të parandaluar rastet e vjedhjeve në Komunën e Suharekës, ka zhvilluar disa bastisje. Gjatë bastisjes policia ishte në kërkim të personave të dyshimtë dhe ky aktivitet ka rezultuar me gjetjen e tri armëve të cilat të dyshimtit i posedonim pa […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.