18-04-2024

Therandë ( Suharekë )

Suharekë: Arrestohet Remzi Shala, i kërkuari nga Gjykata Speciale

I kërkuari nga Gjykata Speciale, Remzi Shala apo ndryshe i njohur me nofkën “Molla e Kuqe” është arrestuar. Arrestimin e Shales e ka konfirmuar avokati Natal Bullakaj. Ai ka thënë se është njoftuar nga Gjykata për arrestimin e klientit të tij. “Kryetarja e trupit gjykues më ka thirrë më ka lajmërua që është arrestu. Nuk […]

Kuvendi i Suharekës kërkon parandalimin e vjedhjeve

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës, të mërkurën, përmes një deklarate, kanë kërkuar shtimin e masave të sigurisë për parandalimin e rasteve të vjedhjeve në territorin e kësaj komune. Deklarata është përpiluar në mbledhjen e jashtëzakonshme të KK-së, që ishte thirrur me iniciativën e grupit të këshilltarëve të PDK-së për shkak të rasteve të […]

Suhareka mobilizohet kundër hajnave (VIDEO)

Banorët e Suharekës dhe fshatrave të kësaj komune janë në hall prej hajnave. Për të diskutuar këtë çështje, asambleja thirri mbledhje të jashtëzakonshme dhe i ofroi ndihmë policisë, të cilët po thonë se e kanë situatën nën kontroll, raporton Klan Kosova.

Ish të burgosurit vizitë në Burgun e Dubravës, ku ndodhi masakra, Muharremaj i pret në takim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka pritur në takim ish-të burgosurit e Dubravës, të cilët i mbijetuan masakrës së tmerrshme para 20 viteve në burg. “Ata sot përkujtojnë 20 vjetorin e një masakre të tmerrshme që ndodhi dikur në Burgun e Dubravës. I kam vizituar dhe jam takuar me ta para se të […]

Sulmon bashkëshorten arrestohet një person në Suharekë

Një person është arrestuar në Suharekë për shkak të sulmit ndaj bashkëshortes së tij, “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare”, thuhet në raportin e Policisë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i […]

Lëndohet një motoçiklist në Reçan të Suharekës

Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku (vetëaksident) në fshatin Reçan të Suharekës. “Dyshohet se deri te aksidenti kishte ardhur kur i dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën, humb kontrollin, del jashtë rrugës duke u rrëzuar dhe merr lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë. I njëjti pas tretmanit […]

Keqpërdorim i rrjeteve sociale në Suharekë

Një rast i keqpërdorimit të rrjeteve sociale është raportuar në Suharekë. Policia ka njoftuar se një i dyshuar (K/Shqiptar) ka postuar në rrjetin social ‘Facebook’ fotografi të viktimës mashkull K/Shqiptar. Policia këtë rast e ka vlerësuar si keqpërdorim të rrjeteve sociale. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Auditori identifikon dobësi në sistemin financiar të Suharekës

Zyra Kombëtare e Auditimit në Raportin për Komunën e Suharekës për vitin financiar 2018 ka bërë të ditur se ka vërejtur dobësi evidente në disa sisteme të rëndësishme financiare, përfshirë të hyrat, shpenzimet, të farkëtueshmet, si dhe pasuritë jofinanciare, shkruan sot “Koha Ditore”. Në këtë raport, ndër të tjera, bëhet e ditur se nevojiten më […]

Misteri në Suharekë: Guri i Dollocit, ora diellore e ilirëve (Foto)

Në Suharekë, në fshatin Dolloc është një gur shumë i veçantë, mbi afër 1700 metra lartësi dhe ka një histori të pashpjeguar mirë që lidhet me ilirët. Vendi nga banorët e Komunës së Suharekës, njihet si ‘Te Guri i diellit’, apo siç e quajnë sot Guri i Dollocit. Përveç që ka një pamje shumë të […]

Arrestohet i dyshuari që theri me thikë dy persona në Suharekë

Në Suharekë është arrestuar personi i dyshuar për therjen  me thikë të dy personave, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, në rr. Avdyl Rama. “Një person (K/Shqiptar) është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar me thikë dy viktimat meshkuj K/Shqiptar të cilëve u ka shkaktuar lëndime […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.