01-05-2024

Therandë ( Suharekë )

Ndërroi jetë poeti e publicisti Abdyl Kadolli

Në moshën 73-vjeçare, mbrëmë ndërroi jetë poeti dhe publicisti, Abdyl Kadolli. Pas vetes ka lënë disa shkrime si poezi, humor dhe shkrime publicistike që nga koha kur punonte në gazetën “Rilindja”. Ka botuar vëllimin poetik “Këmisha e zjarrit” (“Rilindja”, Prishtinë, 1998) dhe veprën publicistike “Ora kombëtare” (“Ars”, Prishtinë, 2001). Kadolli u lind më 1946 në […]

Ramë Vataj zgjidhet kryetar i PDK-së në Suharekë

Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur sot procesin e brendshëm zgjedhor në Degën e Suharekës, ku pas një gare fer e demokratike ndërmjet tre kandidatëve, kryetar i degës u zgjodh Prof.dr. Ramë Vataj. Delegatët e Kuvendit Zgjedhor në Suharekë po ashtu votuan për anëtarët e Këshillit Drejtues si dhe propozuan delegatët për Konventën Qendrore të […]

Djali sulmon nënën në Suharekë

Një person ka sulmuar nënën në Suharekë. Sipas policisë viktima femër ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt/GazetaePrizrenit.net

Vjedhje në një shtëpi të Suharekës, vidhet edhe një pistoletë

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur dje pasdite, rreth orës 16:00 në Suharekë. Një person ka raportuar se në një shtëpi të cilën e ka nën përkujdesje, kanë depërtuar me forcë  persona të panjohur,  të cilët edhe kanë vjedhur gjësende. “Me këtë rast kanë vjedhur një televizor si dhe një pistoletë me 134 […]

Përleshen mes vete e lëndohen, arrestohen kushërinjtë në Suharekë

Një përleshje ka ndodhur mes katër të dyshuarve,  kushërinj në mes vete (K/Shqiptarë) dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime në Suharekë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas Policisë,  për këtë të njëjtit dje janë arrestuar. “Pas një mosmarrëveshje ata ishin rrahur në mes vete. Dy persona të dyshuar si pasojë e rrahjes kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet […]

Vidhen stoli ari të kushtueshme  në një shtëpi të Suharekës

Një vjedhje në një shtëpi, të cilën policia e ka vlerësuar si të rëndë, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në Suharekë. “Viktima (K-Shqiptar) ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari me vlere të konsiderueshme”, thuhet në raportin e Policisë. Lidhur […]

Blerim Kuçi të dielen niset për Hagë

Gjykata Speciale ka dërguar më shumë se 100 ftesa në Kosovë, teksa pritet që edhe deputeti i AAK-së, Blerim Kuqi, të udhëtojë për në Hagë më 7 prill të këtij viti. Përderisa Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka filluar tashmë aktivizimin e saj me dërgimin e ftesave për intervistim ndaj ish-pjesëtarëve […]

Rrah motrën arrestohet

Një person është arrestuar në Suharekë për sulm ndaj motrës së tij. “I dyshuari mashkull (K/shqiptar) ka sulmuar fizikisht motrën e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin e Policisë. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net

Në Suharekë dikush jep viza false

Dy viktima kanë raportuar një rast rreth vizave në Suharekë. Sipas policisë ata pretenduan se janë mashtruar nga dy të dyshuar rreth terminëve për viza në një ambasade. Të dyshuarit ju kishin marrë një shumë parash. Rasti është duke u hetuar nga policia

Arrestohet për posedim të narkotikëve në Suharekë  

Një person, që është arrestuar për posedim të substancave narkotike në Suharekë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. “Është ndaluar nga Policia një automjet me tabela shqiptare, me vozitës të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë verifikimit dhe kontrollit në automjetin e tij i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e lojit marihuanë, në […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.