19-04-2025

Sport

McManaman: “Nëse Guardiola do të bënte atë që ka bërë Zidane, njerëzit do i thurnin këngë”

Steve McManaman e njeh mirë Real Madridin dhe Liverpool. Ish-lojtari i të dyja skuadrave analizon finalen e Championsit dhe mbi të gjitha, përulet me nderë për cilësitë e ish-bashkëlojtarit Zinedine Zidane, si në aspektin kur luante ashtu edhe tani kur trajnon. Në një intervistë të dhënë për The Legraph dhe Daily Mail, Steve McManaman vlerëson se meritat për këtë […]

Bashkimi kampion, për sa minuta u shitën biletat? (foto-video)

Bashkimi shkruan historinë në basketbollin kosovar. Ai u shpall kampion i Kosovës në basketboll për herë të parë në historinë e klubit. Prizrenasit fituan ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 77:61 në serinë e katërt finale të “Play-Offit”, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në “Sezai Surroi”, që ishte mbushur pothuajse dyfish sa numri i ulëseve […]

Bashkimi kampion i Kosovës në basketboll

Ekipi i Bashkimit u shpall kampion i Kosovës në basketboll për herë të parë në historinë e klubit. Prizrenasit fituan ndaj Prishtinës me rezultat 77:61 në serinë e katërt finale të “Play-Offit”, në ndeshjen e zhvilluar në  “Sezai Surroi”. Qendra sportive ishte e mbushur përplot ardhurues të basketit, të cilët krijuan një atmosferë madhështore.  

Atmosferë madhështore në qendrën sportive në ndeshjen Bashkimi-Prishtina

Pothuajse çdo skutë është e mbushur në “Sezai Surroi” në Prizren. Shikuesit në këmbë po përcjellin takimin me brohoritje për te dy ekipet. Pjesa e parë është 39: 39, përkundër që prizrenasit deri vonë kanë avancuar. Në vazhdim pritet lojë interesante për fitoren e kërkuar nga secili ekip.

Atmosferë para ndeshjes  Bashkimi – Prishtina, apelohet për përkrahje korrekte

Tash kur ka mbetur pak më shumë se një orë deri në fillimin e finales në basketboll, në mes të “Bashkimit” dhe Sigal Prishtinës,  në orën 21:00,  në  Prizren ka nisur atmosfera dhe ethet nga takimi për titullin historik të kampionit, raporton “Gazeta e Prizrenit.net”. Si zakonisht gjallërinë dhe frymën optimiste po e bëjnë simpatizantët […]

Gjimnazi ” Gjon Buzuku ” i treti në garat republikane të basketbollit

Federata e Sportit Shkollorë të Kosovës ka mbajtur garat republikane në Basketboll për femra dhe meshkuj. Në garat për femra Gjimnazi ” Gjon Buzuku ” nga Prizreni i udhëhequr nga mësimdhënësi i kësaj shkolle msc. Naif Jahaj zuri vendin e tretë në nivel republikan.  Ekipi tjetër në kategorinë e meshkujve u eliminua nga Gjimnazi “Jeta […]

Dita e Bashkimit

Klubi i basketbollit “Bashkimi” me optimizëm pret ndeshjen finale ndaj ekipit të Sigal Prishtinës, që zhvillohet sonte në orën 21:00 në Prizren. Klubi ka premtuar angazhim maksimal për fitore, në mënyrë që adhuruesit prizrenas ta kenë mundësinë për një kremte madhështore, raporton “Gazeta e Prizrenit.net”. ” T’a shkruajmë HISTORINË së bashku!  Me këtë fjali nisë […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 23 maj 2018: Ora 21:00 Ndeshja finale në basketboll, Bashkimi – Sigal Prishtina në qendrën sportive në Prizren. E vlefshme për titullin e kampionit.

Në cilin vend u radhit Liria në këtë sezon?

FFK ka përmirësuar gabimin teknik, duke e rivendosur Lirinë e Prizrenit në vendin e 5-të të tabelës, për edicionin 2017/18, shkruan “Gazeta e Prizrenit.net”. Kjo është bërë pas kërkesës së zyrtarëve nga klubi bardhezi. Liria, ishte ranguar e 7-ta në radhitjen përfundimtare të tabelës,  ndërsa klubi e konsideroi si lëshim teknik. Sipas rregullores, ky vend […]

“Arpagjikët” paralajmërojnë festë për Bashkimin kampion (foto)

Simpatizantët prizrenas të njohur si “Arpagjiktë” po i japin gjallëri atmosferës sportive në Prizren, shkruan “Gazeta e Prizrenit.net”. Ata sot kanë stolisur Kalanë dhe qytetin. Kjo është bërë si motivim në prag të ndeshjes në basketboll, të së mërkurës Bashkimi – Sigal Prishtina. “Arpagjikët” presin që Bashkimi të shpallet kampion dhe të rrëmbejë titullin historik! […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.