27-01-2021

Shaqiri nuk komenton “shqiponjën”: E patë se çfarë bëra

Pas fitores 2-1 ndaj Serbisë, Shaqiri nuk ka dashur të komentojë festën e tij me simbolin e “shqiponjës”, ndërsa ka thënë se e panë të gjithë se çfarë bëri në fushën e lojës.

“Nuk dua të flas për këtë sepse në futboll ka gjithmonë emocione. Ju e patë çfarë bëra dhe mund të them se janë vetëm emocione. Por jam shumë i lumtur që e shënova këtë gol”, tha Shaqiri.

Më tej në intervistë, ai thotë se gjithçka është puna e disa viteve me skuadrën e Zvicrës. “Kemi disa vite që kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe të njëjtën gjë kemi bërë edhe sot në fushë. Ata ishin 1-0, por megjithatë ne arritën t’i përmbysnim. Nuk është diçka e re për mua që dikush të pres nga unë për ta vendosur ndeshjen. Unë jam këtu për ndeshje të mëdha”, tha Shaqiri./tch/

Asnjë koment

Comments are closed.