24-02-2025

Sport

Ballkani e nis mbarë ndaj Ludogoretsit

Ballkani e nisi me fitore garën kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Skuadra suharekase, sonte fitoi ndaj Ludogoretsit, në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2:0 ndaj kampionit bullgar, që vlerësoheshin si favorit deri para ndeshjes. Në pjesën e parë, Meriton Korenica shënoi në minutën e parë shtesë 45+1’. Mirë nisi edhe pjesën e dytë, ku Qëndrim […]

Edhe Besiktas futet në garë për Milot Rashicën

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Lojtari “Dardan” ka kontratë me Norwich Cityn dhe qysh nga sot ai nuk është më pjesë e Galatasarayt, shkruan lajmi.net Sipas mediave në Turqi, për Rashicën në garë është futur edhe skuadra e Besiktasit. Por, Besiktas do të ketë […]

Zyrtare: Liria bën edhe një transfer

Përforcimi i ri i Lirisë është Melos Zenunaj. Skuadra e Lirisë e ka prezantuar transferimin e ri përmes rrjetit social, Facebook, Zenunaj u trasferua nga skuadra e Dukagjinit.

Në Gjonaj të Hasit nisi turneu në futboll të vogël

Në kuadër të shënimit të Javës së Dëshmorëve të Hasit, në fshatin Gjonaj, pas një pauze disavjeçare, ka nisur organizimi i turneut në futboll të vogël, në të cilin po marrin pjesë dhjetëra ekipe, raporton Gazeta e Prizrenit. Herolind Osmanollaj nga këshilli organizativ, tha se ky aktivitet sportiv është mirëpritur dhe ka zgjuar interesim si […]

In Memoriam: Profesori Arsim Fehmiu-ikona e sportit të Kosovës dhe shqiptarisë

Dje në moshën 91 vjeçare iku në amshim profesori Arsim Fehmiu. I ndjeri ishte një nga themeluesit e Fakultetit të Kulturës Fizike në Universitetin e Prishtinës, i cili ndër vite punoi dhe kontribuoi në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave në fushën e sportit. Mësues, arsimtar dhe profesor i cili dha shumë në zhvillimin e sportit […]

Liria e merr trajner ish-ndihmësin e trajnerit të kombëtares turke

Liria e Prizrenit është bërë me trajner të ri. Klubi ka njoftuar se e ka angazhuar trajnerin Nedim Yigit, i cili më herët ishte ndihmës i trajnerit të njohur turk, Fatih Terim tek Kombëtarja turke. Lajmin e ka bërë të ditur klubi prizrenas përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, duke i uruar punë të […]

E pakonfirmuar: Ismet Munishi flitet si emër për trajner të Lirisë

Sipas gazetarit të sportit, Lorik Gashi, Ismet Munishi është një nga emrat e përfolur për ta marrë drejtimin e skuadrës së Lirisë. Një gjë e tillë mund të ndodh në rast se klubi ndahet me trajnerin aktual, Xhengiz Rexhepin e që gjasat janë të mëdha. Drejtuesit përpos Munishit kanë edhe disa emra të tjerë në […]

Fitore: Liria rikthehet në Superligë

Skuadra e Lirisë nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në Superligën e Kosovës, pasi në barazh e mposhti Ferizajn, pas ekzekutimit të penaltive. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, krijoi spektakël nga të dyja ekipet në fushë, por që asnjëra nuk gjeti golin brenda 90 minutave. Liria në penallti […]

Vetëm pas vazhdimeve dihet nëse Liria hyn në Superligë

Ka përfunduar koha e rregullt e ndeshjes së barazhit në mes të Lirisë dhe Ferizajt. Pas 90 minutave lojë rezultati është 0-0. Përkundër disa rasteve, rrjetat mbetën të paprekura. /IndeksOnline

Sot vendoset nëse Liria do të jetë pjesë e Superligës

Stadiumi “Zahir Pajaziti” sot do të presë duelin mes Ferizajt dhe Lirisë së Prizrenit. Ferizajasit dhe prizrenasit do të përballen në sfidën e barazhit për Superligën e Kosovës në futboll. Ky duel është ndeshja me e rëndësishme e këtij sezoni për të dy skuadrat, pasi që skuadra fituese e kësaj përballje, do të jetë pjesë […]