03-05-2024

Prizren: Ky është rezultati Bashkimi-Trepça

Prizren: Bashkimi pësoi humbje nga Trepça, që ka shënuar fitoren e 13-të radhazi në Prince Caffe Superligë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ndeshja përfundoi me rezultat 68:78 (11:24, 18:20, 24:18, 15:16).

Sfida u zhvillua në kuadër të javës të 20-të të Prince Caffe Superligës.

Te Bashkimi u dalluan Erik Copes me 15 pikë e tetë kërcime dhe Lejson Zeqiri me 15 pikë e shtatë kërcime, kurse te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 16 pikë e shtatë kërcime, Mikaile Tmusiq me 14 pikë, Darnell Edge me 15 pikë dhe Kevin Davis me 16.

Bashkimi është në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 13 humbje, derisa Trepça në vendin e parë me 18 fitore e dy humbje.

Asnjë koment

Comments are closed.