Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit raportohet të jenë dëmtuar një pjesë e binarëve të hekurudhës. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:15. “Është raportuar se nga persona të panjohur është dëmtuar një pjesë e binarëve të hekurudhës” thuhet në raport. Rasti është cilësuar si “Dëmtim prone” dhe është duke u hetuar.