04-07-2025

Uncategorized

Vdekja e fotografit prizrenas, ndizen qirinj në Prishtinë

Mbrëmë ka vdekur fotografi i njohur nga Prizreni, Meddy Huduti. Lajmin për vdekjen e fotografit e bëri të ditur nëna e tij, Igballe Huduti, e cila ka shkruar në Facebook se ai vdiq pas infektimit me Covid-19. Fotografi është vlerësuar lartë nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij për punën profesionale, ndërsa në kujtim të tij, […]

Mungojnë tekstet shkollore, Nagavci: DKA-të s’bënë kërkesë të saktë për numrin e nxënësve

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka thënë se ka pranuar ankesa të shumta në lidhje me mungesën e disa teksteve shkollore për klasat 6, 7 dhe 9. Ajo ka thënë se ministria që drejton kishte njoftuar DKA-të se tekstet e klasave 6,7 dhe 9 do të përdoreshin të vitit paraprak prandaj shkollat duhej të siguroheshin […]

Prizren: Dështon gjykimi për rrëmbimin e shtetasit turk

Mungesa e të dëmtuarit R.A dhe mospajisja me shkresa të lëndës të përfaqësuesit të tij sipas detyrës zyrtare ka bërë që të dështojë seanca e së martës ndaj të akuzuarit Blerim Berisha, i cili ngarkohet se në bashkëkryerje ka rrëmbyer një shtetas turk. Prokurori i shtetit, Mehdi Sefa deklaroi se nuk ka kushte për mbajtjen […]

Paditësja kërkon anulimin e konkursit nga Drejtoria e Arsimit në Rahovec, pretendon për shkelje

Nasibe Rexha, përmes padisë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë dega në Rahovec, anulimin e konkursit për pozitën mësimdhënëse e programit fillorë të shpallur nga Drejtoria e Arsimit në Rahovec Sipas padisë, paditësja kishte kërkuar anulimin e këtij konkursi, me pretendimin se ai është i kundërligjshëm, pasi që sipas padisë, me rastin e rekrutimit, […]

Disa banorë të Mleqanit të Malishevës protestojnë para gjykatës, ankohen ndaj hajnave të shtëpive të tyre

Banorë të fshatit Mleqan të Komunës së Malishevës kanë protestuar të mërkurën para Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, pasi thonë se kjo gjykatë e prokuroria nuk po e kryejnë punën e tyre si duhet lidhur me vjedhjet që po bëhen në këtë fshat. Kryetari i fshatit Mleqan, Ismet Kryeziu, në një prononcim për […]

Pranon fajësinë dhe kërkon falje, përdori dokumentin e falsifikuar për të shitur veturën

I akuzuari Ramadan Reshitaj e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje për përdorim të dokumentit të falsifikuar, duke ia shitur veturën e tipit “Golf II”, të dëmtuarit Leotrim Duraku. Deklarimi i të akuzuarit u bë të mërkurën në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, pasi që me kërkesën e tij aktakuza u […]

Totaj: Bashkë me qytetarët do ta ringris arsimin, shëndetësinë, ekonominë dhe do ta rindërtoj infrastrukturën

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj përmes një video-adresimi ka shpalosur programin e tij për katër vitet e ardhshme, për Prizrenin e zhvilluar, me infrastrukturë moderne, të gjelbër, digjital dhe destinacion. Totaj tha se Prizreni gjatë katër viteve të fundit ka përjetuar vetëm stagnim e degradim, ku kryetari aktual […]

Ndërroi jetë në moshë të re fotografi prizrenas, Meddy Huduti

Ka ndërruar jetë në moshë të re fotografi prizrenas, Meddy Huduti. Përmes një shkrimi pikëllues nëna e tij, Ikballa Huduti, ka bërë të ditur për ndarjen nga jeta të djalit të saj. “Gëzimi i parë i nanes biri im Ahmedi sonte na la pergjithmonë. Ne te Zotit jemi dhe Atij do ti kthehemi, po sot […]

Arrestohen dy persona nën dyshimin për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje

Nën dyshimin për vjedhje grabitqare dhe armëmbajtje pa laje, Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar dy persona në fshatin Mleqan në Komunën e Malishevës, pasi të njëjtit në ikje ishin kapur nga banorët e fshatit.  Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë “Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi […]

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë

Në dy ditët e fundit çmimet e derivateve të naftës në Republikën e Kosovës kanë pësuar rritje. Çmimi i derivateve varion nga 1.14 cent deri në 1.16 cent. Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, për IndeksOnline, ka thënë se megjithatë qytetarët e RKS po shërbehen me çmimet më të lira në regjion. […]