Ndërroi jetë anëtari shumëvjeçar i ShKA “ Agimi”, Bujar Laçi.

Të mërkurën ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare, anëtari shumëvjeçar i ShKA “ Agimi”, Bujar Laçi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publik në rrjete sociale, familjarë të të ndjerit. “Sot, më 19 Tetor 2022, pas një beteje të gjatë me sëmundje nderroi jetë më i dashuri ynë Bujar “Bubi” Laçi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, 20 Tetor 2022 në varrezat e Prizrenit në orën 13:00. Kortezhi funeral do të niset nga shtëpia në orën 12:30.”, kanë shkruar familjarë të të ndjerit.

Bujar Laçi, përveç angazhimeve në organizmin më të vjetër kulturor në vendin tonë, deri në pension ka punuar edhe në Qendrën e Kompetencave “ 11 marsi”./tvpz