22-08-2025

Uncategorized

Filarmonia e Vjenës pa publik, Shkelzen Doli pjesë e orkestrës

Koncerti i Vitit të Ri, i Filarmonisë së Vjenës, përmbyllet me marshin e njohur Radetzky, pikërisht në ora 13:45. Zgjati dy orë pa praninë e publikut, shkaku i pandemisë Covid-19, i drejtuar nga dirigjenti italian Riccardo Muti. Violinisti Shkëlzen Doli ishte pjesë e orkestrës.    

Tragjedi tjetër në Kroaci, vdesin 8 të rinj nga shpërthimi i gazit

Pas tërmeteve të fundit që ndodhën ditët e fundit, Kroacia tani po përballet edhe me një tragjedi tjetër, pasi një shpërthim i gazit ka ndodhur sot në mëngjes në Posusje. Nga ky shpërthim raportohet se kanë mbetur të vdekur së paku 8 persona, ndërsa viktimat kryesisht janë të rinj. Sipas mediave kroate, të rinjtë ishin […]

Vdes Riza Smaka

Në mëngjesin e sotëm ka vdekur profesori universitar dhe njohësi i të drejtës, Riza Smaka. Lajmi u konfirmua nga anëtarë të familjes së tij, përmes njoftimeve në Facebook. “Të qoft i lehtë dheu i Kosovës Dajë Riza Smaka”, ka shkruar një familjare. Profesori i njohur ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës […]

Edi Rama: Një pjesë të vaksinave anti-Covid do ia ndajmë Kosovës

Edi Rama, ka njoftuar sot se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës antiCOVID të kompanisë “Pfizer” dhe një pjesë të kësaj sasie e ka premtuar edhe për Kosovën. Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se nuk do t’ia kthejmë Kosovës shpinën as këtë herë dhe se me këto vaksina do vaksinohen punëtorët në QKUK. […]

Kryeministri e pret Vitin e Ri në stacionin e Policisë në Rahovec

Kryeminsitri, Avdullah Hoti, në momentin e ndërrimit të motmoteve e ka vizituar stacionin policor në Rahovec, siç ka thënë, për të treguar respektin ndaj policëve mbarë Kosovës që në këto momente nuk ndodhen me familjet e tyre, por në krye të detyrës. “Ka qenë vit i vështirë për juve, mjeket, infermierët dhe të tjerët që […]

KEDS premton furnizim të rregullt me rrymë për Vitin e Ri

Kompania kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike, KEDS siguron konsumatorët se ka bërë të gjitha përgatitjet për furnizim stabil me energji elektrike gjatë festave të fundvitit. Megjithatë zyrtarë të kësaj kompanie bëjnë thirrje të gjithë konsumatorëve që të mos e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, pasi që në disa zona ka ngarkesë enormë. […]

Personi që u gjet pa shenja jete në Prishtinë është biznesmen i njohur

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “Garibaldi” dhe po merret me rastin. Indeksonline mëson se personi që dyshohet se është vetvrarë është Ilaz Beqiri, pronar i agjencisë “Veneta Travel”. “Rreth orës 09:30 kemi marrë informatën për një person pa shenja jete në […]

Pamje të rënda: Sulmi terrorist ndaj qeverisë në aeroportin e Jemenit kapet direkt nga kamerat

Të paktën dhjetë vetë kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur në një sulm të rëndë në aeroportin e kryeqytetit të Jemenit, Aden pak pas uljes së avionit që solli qeverinë e vendit nga Arabia Saudite. Shpërthimet e forta dhe zjarri i armëve u regjistruan në kamera pak pas ardhjes së avionit, thanë dëshmitarët. […]

Dokument: Vjosa Osmani shpërblen stafin e Presidencës me shtesë prej 700 eurove

Vjosa Osmani ende nuk i ka bërë dy muaj në pozitën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentit, por pavarësisht këtij fakti, ajo ka vendosur që nëpunëseve civilë në Presidencë t’ua japë nga 701 euro e 75 centë më shumë për këtë vit, shkruan Gazeta Express. Një vendim të tillë Osmani e ka marrë me arsyetimin […]

Vrasja e katërfishtë në Viti dyshohet se ndodhi brenda një familjeje

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Informata e para qëndrojnë se një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Gjilanit. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. […]