28-04-2024

Uncategorized

Foto: Prizreni

Trusti nga janari deri sot i ka humb 36 milionë euro

Telashet financiare në tregjet ndërkombëtare kanë ndikuar edhe tek mjetet e investuara të Trustit. Sipas zyrtarëve të këtij institucioni nga janari 2023 e deri më 20 mars 2023 (për datën e fundit që i kemi të dhënat në dispozicion) Portofoli Standard e ka një rënie prej -1.5% ose një kthim bruto prej rreth -36 milionë […]

Prizren: Vetaksidentohet motoçiklisti, intervenon ndihma e shpejtë

Një vetaksident ka ndodhur në rrugen “Tirana” në Prizren. Dëhmitarë nga vendi i ngjarjes kanë njoftuar se ngasësi i motoçikletës është shtrirë në mes të rrugës. Fillimisht në ndihmë i kanë dalë disa kalimtarë të rastit. Më vonë, në vendin e ngjarjes është paraqitur edhe ndihma e shpejtë. /GS

Përmbyset kamioni në rrugën e Kombit, humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit. Një Kamion i ngarkuar me lëndë drusore pasi është përplasur me trafikëndarësen ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe është përplsur edhe më një shkëmb dhe më pas është përmbysur. Sipas burimeve nga vendngjarja dyshohet se shoferi ka humbur jetën. Ambulanca […]

I dërgonte mesazhe erotike të miturës, arrestohet prizrenasi

Në Prizren është arrestuar një person, pasi që gjatë muajit shkurt-mars 2023, ka ngacmuar seksualisht një të mitur përmes rrjeteve sociale. Sipas Policisë, ai e ka pranuar se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje erotike viktimës, raporton Gazeta e Prizrenit “Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes rrjeteve […]

Rrahje në Prizren, një person i lënduar

Një person është lënduar në Prizren, pas sulmit fizik nga disa të dyshuar, raporton Gazeta e Prizrenit. Referuar raportit 24 orësh të Policisë, dyshohet se inicidenti  ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte viktima me të dyshuarit. “Rr. Nazim Buduri, Prizren 22.03.2023 – 20:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar […]

A do të shtrenjtohet rryma, sot pritet vendimi

Kosovarët mund ta paguajnë më shtrenjtë për 15 % rrymën që do të shpenzojnë nga 1 prilli e andej. Kaq është përqindja që Zyra e Rregullatorit të Energjisë parasheh ta ngris, bazuar në raportet për të Hyrat e Lejuara Maksimale. “Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat […]

Arrestohen katër persona, në objektin e gjykatës vendosën mbishkrime “Albin Zajednica”

Një rast i vandalizmit është raportuar së fundi nga Policia e Kosovës, në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Me këtë rast është theksuar se në objektin e gjykatës dje janë vërejtur disa mbishkrime me përmbajtje “Albin Zajednica”. Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se këto mbishkrime janë shkruar nga katër person atë dyshimtë […]

Ja kur ndryshon ora, akrepat lëvizin para

Ndryshon ora verore. Mes të shtunës 25 dhe të dielës së 26 marsit kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin një orë përpara. Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të […]

Parashikimi i motit për të sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 17-20 °C. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 7-27 km/h./MK