29-04-2024

Uncategorized

“Kurti po na kushton”, të rinjtë e LDK-së i kundërpërgjigjen VV-së me këtë video

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka publikuar një video në Facebook me titullin “Kurti po na kushton”. Në këtë video, të rinjtë e LDK-së kanë krahasuar çmimet e disa produkteve esenciale në vitin 2021 dhe 2022. Çmimet, sipas tyre, për një vit janë rritur 46%.    

U procesohen pagesat qytetarëve që kursyen rrymën gjatë dhjetorit

Sot është procesuar në llogaritë e konsumatorëve pagesa e subvencionit të energjisë elektrike për faturën e muajit dhjetor, për të gjithë ata që kanë kursyer, sipas kushteve të masës mbështetëse. Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati. Përmes një postimi në Facebook, Murati theksoi se gjatë dhjetorit, nga kursimi i energjisë elektrike […]

Ndryshojnë çmimet e naftës në tregun vendor

Çmimet e derivateve të naftës kanë pësuar një rritje të dukshme ditët e fundit. Derisa javën e kaluar një litër naftë ka kushtuar 1.50 euro, sot çmimi ka shkuar në 1.55 euro. Ky është çmimi në shumicën e pompave në vend, por ka që e shesin edhe me çmim më të lirë. Kjo ngritje e […]

Ja kur hyn në fuqi Ligji për Paga

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vazhdojë ndarjen e mjeteve për punëtorët e sektorit publik në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin. Ministri i Financave, Hekuran Murati, është shprehur se do t’i ndajnë nga 50 euro për ta, derisa ka theksuar se Ligji për Paga hyn në fuqi nga muaji shkurt. Ndaras […]

Histori: Prizreni, në kartolina-disqe muzike gramafoni (VIDEO)

Profesori norvegjez, Kenneth Andresen, ka publikuar në Twitter një video me përshkrimin: “Një “kartolinë muzike” nga Prizreni,  kartolina këto tejet të rralla. Këto kartolina kanë qenë tejet të popullarizuara në ish-Jugosllavi, në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar. Bëhej fjalë për kartolina postare, të cilat mund të përdoreshin edhe si disqe gramafoni” /Prizreni Qyteti im

Si i kërkoi Chollet, Kurtit që ta pranojë propozimin evropian?

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, mbrëmë ka telefonuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, të cilit i ka kërkuar që Kosova ta pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Chollet, në një cicërimë në Twitter tha se temë tjetër kryesore gjatë bisedës me Kurtin ishte partneriteti dhe synimi i […]

Kërcënohet kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është kërcënuar mbrëmë. Ai, ka marrë mesazhe kërcënuese nga dy persona të dyshuar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi. “Po dje kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka raportuar se është kërcënuar nga dy persona përmes mesazheve. Ndërsa, rasti ka ndodhur për një […]

Chollet flet me Kurtin, i kërkon që ta pranojë propozimin europian

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, ka bërë të ditur se ka biseduar sonte me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin. Siç shkruan në një cicërimë në twitter, Chollet i ka kërkuar atij që Kosova ta pranojë propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. ”Fola me @albinkurti sot për të diskutuar propozimin e […]

Moti: Parashikimi për sot

Për sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe në intervale të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara shiu dhe bore. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-30 km/h. Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 2-7 °C. /MK

Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal kundër Sylë Hoxhës në rastin ‘Syri i Popullit’

Prokuroria Speciale ka nxjerrë aktvendim për hedhjen e kallëzimit penal të parashtruar nga avokati Tomë Gashi ndaj ish-prokurorit Sylë Hoxha, për veprën penale ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtare, me arsyetimin se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm, se i njëjti ka kryer këtë vepër apo ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare. Në […]