17-05-2024

Uncategorized

ORCA: Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli plagjiatorë të verifikuar ndërkombëtarisht

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA), ka dorëzuar sot në Këshillin e Etikës të Universitetit të Prishtinës prova përfundimtare mbi plagjiaturën e denoncuar më 1 tetor 2021 të dy profesorëve të Fakultetit Filozofik, Ardian Kastratit dhe Buajr Dugollit. Përmes një njoftimi për media thuhet se revista ku kishin publikuar dy profesorët, pas një […]

Agim Ademi rizgjedhet kryetar i FFK-së

Agim Ademi, është zgjedhur kandidat i Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për një mandat katërvjeçar. Ademi nga 43 delegatë mori 42 vota, ndërkaq një delegat abstenoi. Votimi në kuvend u bë në mënyrë të hapur.

PSD sot dorëzon kallëzim penal ndaj kryeministrit Kurti për deklarimin si veteran i UÇK-së

Partia Socialdemokrate sot do të dorëzojë kallëzim penal ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për rastin e deklarimit të tij si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një komunikate për medie, PSD bën të ditur se kallëzimi penal do të dorëzohet sot në ora 11:00 pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta […]

Eksperti Aliu: Me këtë nivel të migrimit, pas 15 vjetësh mund ta kemi kryeministër një të huaj

Eksperti financiar Florin Aliu, ka thënë se migrimi i popullsisë është dukuri shumë shqetësuese dhe një problem shumë i madh që duhet të studiohet. “Me atë që po e shoh unë nëpër lajme, me aplikimet nëpër ambasada, ky është problemi më i madh edhe nëse e krahasojmë na migrimin tonë këtu çka është t’u ndodhë, migrimi […]

Prizren: Përfundon intervistimi i kandidatëve për kryetar të Gjykatës Themelore

Komisioni Vlerësues në përbërje të anëtarëve Teuta Ibrahimi, Arjeta Sadiku dhe Drita Rexhaj, ka intervistuar gjyqtarët, Agron Hoxha, Atdhe Berisha dhe Shpresa Emra, gjyqtarë këta që i kanë hyrë garës për pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, sipas konkursit të rishpallur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ndryshe, kandidatë për këtë garë ka qenë […]

Prizren: Gjykata refuzon pranimin e fajësisë së tre prej katër të akuzuarve për narkotikë

Prizren- Gjykata Themelore në Prizren ka refuzuar pranimin e fajësisë së të akuzuarve Arjanit Shala, Jeton Kastrati dhe Bamir Hoti, të cilët bashkë me Gjon Shalën akuzohen për posedimin e 76.3 gramëve marihuanë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes. Në seancën e së martës, fillimisht kryetarja e trupi gjykues Teuta Krusha konstatoi se në seancën […]

Sulmuan portierin e Ballkanit, Gjykata vendos massën për dy tifozët e Gjilanit

Gjykata Themelore në Gjilan e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të pandehurve F. R. dhe B. K.. Të dielën që lamë pas, rreth orës 15:20 minuta në stadiumin e qytetit në Gjilan, derisa zhvillohej ndeshja e futbollit, të pandehurit e lartcekur hynë në […]

Kryetari Totaj, publikon raportin 100 ditësh, premtohet menaxhim efikas dhe performancë

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqit Totaj në raportin 100 ditor të punës së tij ka premtuar menaxhim efikas dhe rritje të performancës në muajt në vazhdim. Ai më tej ka potencuar në raport e tij se gjatë periudhës 100 ditore janë ndalur projekte brenda Qendrës Historike të cilat kanë qenë në mospërputhshmëri me Ligjin […]

Prizren: Punëtori bie aksidentalisht nga një lartësi

Një burrë ka pësuar lëndime trupore, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ishte duke punuar në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar, ka rënë aksidentalisht nga një lartësi. Policia njofton përmes raportit se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është informuar edhe […]

Aksident në lagjen “Dardania” në Prizren

Rreth orës 22:40 minuta ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Ukë Bytyqi, në Prizren. Në aksident janë të përfshira dy vetura, një VW Passat dhe një Audi A3. Sipas dëshmitarëve të rastit nuk ka të lënduar. Policia ka dalur në vendngjarje dhe po mirret me rastin.