27-07-2024

Policia po e kërkon Besnik Ukën nga rrethina e Prizrenit, ja për çfarë dyshohet

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi:

  • Besnik (Beqir) Ukaj 30.08.1987, Fshati Korishë komuna e Prizrenit
  • Personi kërkohet , për veprën penale “Vrasje ne tentative”, e cila ka ndodhe me 17.05.2024 në fshatin Nashec të Prizrenit.
    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
    Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër mund te dënohet sipas nenit 380 te KPK për VP Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale
    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 029 244 -355–Stacioni Policor Prizren
  • E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Asnjë koment

Comments are closed.