08-07-2025

Uncategorized

Priten arrestime të profilit të lartë për korrupsion

Burime të “Indeksonline” kanë bërë të ditur se zyrtarë të disa institucioneve do të arrestohen për korrupsion. “Disa persona të nivelit të lartë pritet të arrestohen shumë shpejt. Rastet kanë të bëjnë me keqpërdorime me tenderë dhe keqpërdorim i detyres zyrtare nga zyrtarë të profileve dhe niveleve të ndryshme ”, ka thënë ky burim.

“Kërkoj falje publike me gjithë zemër”, “je i pari që më solle këtu”, mërgimtari i kërkon falje Hotit për kanosje (Video)

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën pas përfundimit të seancës fillestare, i akuzuari Reshat Sadiku u afrua pranë deputetit Avdullah Hoti dhe i kërkoi falje për kanosjen që ia kishte bërë në rrjetin social “Facebook”. “Për shkak se edhe vetë kam pasur kanosje, internetin nuk e përdori shumë edhe nuk e kam fshi komentin. […]

Prizren: Një femër rrah një mashkull, e bën për spital

Policia ka njofuar për dhunë në një familje të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit. Referuar raportit 24 orësh, një femër ka sulmuar një mashkull, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Raporti nga PK: “Prizren 07.08.2023 – 15:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare dhe e […]

Trajneri i Galatasarayt: Duam që Rashica të jetë në skuadër, jemi në pritje

Gjiganti turk, Galatasaray insiston që të transferojë yllin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën. Rashica tashmë është rikthyer të klubi i tij Norëich City pas një sezoni huazimi tek Gallata, skuadër më të cilën fitojë titullin e kampionit në Turqi. Trajneri i skuadrës turke, Bukar Okan ka folur sërish rreth se ardhmes së kosovarit. “Milot […]

Kurti jep detaje se si do të subvencionohen familjet që investojnë në energji efiçiente

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me hapjen e aplikimit për masat e radhës për rritjen e efiçiencës së energjisë. Kurti tha se masat do të vlejnë vetëm për shtëpitë private. Përmes masave të reja, sipas kryeministrit qytetarët do të përfitojnë nga subvenciomi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të […]

Parashikimi i motit për sot ( e martë )

Për sot parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në orët e mëngjesit të ketë kohë pas kohe reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasdites parashihet […]

Tragjedia në Suharekë, Policia jep detaje për vdekjen e 8-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur sot në fshatin Vraniq të Suharekës, ku një femijë ka humbur jetën tragjikisht në oborrin e shtëpisë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 8-vjeçar, të cilin e ka zënë dera e oborrit, teksa kanë qenë duke luajtur bashkë me […]

Pamje të rënda! Vetura godet dy persona në Fushë-Kosovë dhe largohet me shpejtësi

Në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, afër diskotekës “Gate Club”, një person ka goditur me veturë dy persona. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit. Në videon që ka siguruar Paparaci, shihet si një veturë “Audi” shpejton dhe godet, duket me qëllim, dy të rinj, duke i hedhur në ajër. Më pas, vetura largohet […]

Short aspak i lehtë për Ballkanin, ja më kë do të përballet në play-off

Kampioni i Kosovës Ballkani ka mësuar kundërshtarin në raundin e play-offit për Ligën e Konferencës, ku do të takohet me humbësin e ndeshjes Sheriff Tiraspol – Bota Borisov. “Xhebrailat” prioritet e kanë të tejkalojnë Red Lincoln në raundin e tretë kualifikues, por tashmë janë në dijeni se me kë do të takohen në Play-off. Ballkani […]

Tragjedi në Suharekë: 8-vjeçari vdes pasi e zënë dyert e oborrit, motra në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Vraniq të Suharekës, ku një femijë ka humbur jetën tragjikisht në oborrin e shtëpisë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 8-vjeçar, të cilin e ka zënë dera e oborrit, teksa kanë qenë duke luajtur bashkë me motrën […]