23-04-2024

Uncategorized

Edhe sot vapë në Kosovë, temperatura deri në 36 gradë

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme. Sipas këtij parashikimi, edhe gjatë ditëve të ardhshme do të ketë temperatura të larta në vend. 29.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. 30.06 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.  Pasdite me vransira kalimtare, e përreth viseve malore me mundësi […]

Xhaka, lojtari i ndeshjes Francë – Zvicër

Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Francë-Zvicër. Xhaka ka qenë kreator i mesfushës sonte për Zvicrën në më shumë se 120 minuta lojë, ndeshje të cilën Zvicra e fitoi me penallti. Xhaka asistoi edhe në golin e tretë të Zvicrës për Mario Gavranovic, gol i cili çoi në shtesa dy herë […]

Ja kush e shpalli kandidaturën për kryetar të PDK-së

Memli Krasniqi ka zyrtarizuar sot kandidaturën për kryetar të ri të Partisë Demokratike të Kosovës. Në deklaratën e shpalljes së kandidaturës së tij për kryetar të ardhshëm, Krasniqi ka thënë se PDK ka nevojë për të hapur një kapitull të ri, një projekt politik për qytetarin e Kosovës. “Më 3 korrik, do të kemi një […]

Aksident i rëndë në Rahovec

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës, në hyrje të qytetit të Rahovecit, raporton Gazeta Blic.N⁴jë lexues i Gazeta Blic, ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet përplasja mes dy veturave.Në vendngjarje kanë dalur edhe ekipet e Policisë, eksa Gazeta do të provojë të marrë një qëndrim zyrtar nga ana […]

Anulohet seanca gjyqësore në rastin e “Burdushit”, prokurorja në udhëtim zyrtar

Për shkak se prokurorja Merita Bina-Rugova gjendet në një udhëtim zyrtar jashtë vendit, është anuluar seanca e paraparë për të hënën, në rastin ku Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, po akuzohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje. Nga zyra e gjykatësit Lutfi Shala, për “Betimi […]

Pasuria e Albin Kurtit/ Bashkëshortja e tij bleu banesë 400 mijë euro në 2018-ten

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në deklarimin e pasurisë përveç pagave mujore që merr buxheti i shtetit dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka shtëpi e as banesë në pronësi të tij. E gjithë pasuria e paluajtshme është në pronësi të bashkëshortes së tij në Norvegji. Ai në deklarimin e pasurisë tregon se jeton në një shtëpi […]

Ja deri në sa gradë pritet të shkojnë temperaturat këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se situatë pothuajse të ngjashme meteorologjike sikurse ditët e fundit do të vijojë edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme. Kjo gjendje meteorologjike do të vazhdojë edhe gjatë dhjetëditëshit të parë të muajit korrik. Të premten parashihet të ketë ulje të përkohshme në fushat barike por edhe në ato […]

Raportuesja për Kosovën në PE, Cramon viziton Prizrenin

Një delegacion nga Parlamenti Evropian me në krye deputeten dhe raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, sot kanë vizituar Prizrenin. Këtë delegacion e priti i pari i këtij qyteti, kryetari Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Me këtë rast Haskuka njoftoi Von Cramon për projektet […]

A po menaxhohet Parku i Prizrenit?! ( FOTO )

Këto janë disa foto, të dërguara sot nga një lexues i portalit “Gazeta e Prizrenit” në Parkun e Prizrenit,  që ishte mbushur me automjete, madje edhe në pjesën me bari.  Kjo e pengonte lëvizjen e lirë të këmbësorëve. Me këtë rast shtrohet pyetja: A po menaxhohet Parku i Prizrenit?!!!

Ky është vendimi i gjykatës për 5 policët e arrestuar në rastin e Prizrenit

Sot, në Gjykatën Themelore në Prizren, duke filluar nga ora 13:00 është mbajtur seanca kundër pesë zyrtarëve policorë në Prizren, rreshterit Sami Hoti dhe policëve Valon Krasniqi, Frasher Kroni, Ardian Krasniqi e Albert Perzhaku. Gazeta Sinjali merr vesh se kjo gjykatë ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë.