20-04-2024

Uncategorized

Një i vdekur e 20 të lënduar nga një aksident trafiku në Manastir

Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar në përplasjen midis një veture dhe një furgoni i cili po transportonte punëtorë rrugës për në Demir Hisar në Maqedoninë Veriore. Në vendin e ngjarjes jetën e humbi 24 vjeçari, shofer i automjetit. Njësitet zjarrfikëse nga Manastiri ndihmuan në nxjerrjen e viktimës dhe personave […]

Apeli vërteton vendimin për refuzimin e masës së paraburgimit ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së dhe biznesmenit Pulaj

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë përmes të cilit vendim kishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së dhe pronarit të hotelit “Lakeside”. “Refuzohen si të pabazuara ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda… të datës […]

Shkarkohet nënkryetarja serbe e Leposaviqit, Dragana Miletiq

Kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi, shkarkon nga detyra nënkryetaren e komunës, Dragana Miletiq. Shkarkimi i nënkryetares ka ardhur pas dyshimit se ka konsumuar substanca narkotike, sipas pamjeve të publikuara nga Nacionale, përcjell klankosova.tv. “Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit […]

A do të ketë ulje apo rritje të tarifave të energjisë nga prilli, flasin nga ZRRE

Çdo vit, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike merr vendim për tarifat e reja të energjisë. Zyrtarë të ZRRE-s, kanë konfirmuar për Radio Kosovën se ende nuk dihet nëse do të ketë ulje apo ngritje të tarifave të energjisë. Ekonomistët vlerësojnë se edhe një rritje e çmimit të tarifave, do të rëndonte edhe më shumë […]

Prizren: Sot, mbahet Akademi përkujtimore në nderim të Dr. Ahmet Goçajt

Me rastin e vdekjes dhe në nderim të punës dhe veprës së Dr. Ahmet Goçaj, gjinekolog-obstetër, Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” organizon Akademi përkujtimore. Akademia përkujtimore do të mbahet të martën, më datën 30.01.2024, në Amfitetarin e Universitetit  Publik “Ukshin Hoti”në Prizren, me fillim në ora 14.00. /Gazeta e Prizrenit  

Shqiptari vret gruan e tij në SHBA, rrëmben edhe vajzën. Si ndodhi ngjarja e rëndë

Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një shqiptar ka vrarë me armë zjarri gruan e tij, ndërsa ka rrëmbyer vajzën. Sipas mediave amerikane bëhet fjalë për shtetin Renato Muhaj 34 vjeç, i cili vrau gruan Suela Saliaj, ndërsa policia shpëtoi vajzën 8-vjeçare e cila ishte rrëmbyer. Sipas mediave […]

Para 39 vitesh, janari në Kosovë shënonte temperaturë -30 C, borë 2.5 metra lartësi

Për ndryshime klimatike flitet në gjithë botën, por gjeneratat më të vjetëra këtë mund ta dinë, vetëm nëse e kthejnë kujtesën pak mbrapa, kur në Kosovë dimrat ishin tejet të ftohtë e me shumë borë. Në faqet e gazetës Rilindja të para 39 viteve,  shkëputur nga Prishtina Weather, raportohej për gjendjen e rëndë në vend, nga […]

Tensionet në Lindjen e Mesme nxisin shanset për rritje të çmimit të naftës 

Një sulm me dron gjatë fundjavës në bazën amerikane Tower 22 në kufirin Jordan-Siri ka vrarë tre trupa amerikane dhe ka plagosur disa të tjerë. Shtëpia e Bardhë ka fajësuar për sulmin “grupet militante radikale të mbështetura nga Irani”, por ende nuk ka thënë se cili grup beson se është përgjegjës. Pas sulmit, çmimet e […]

Parashikimi i motit për të martën

Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku lokalisht mund të ketë vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në 0° C, ndërsa ato maksimale prej 4 – 7 °C. /MK

Deputeti Selmanaj: Çfarë po bëjnë institucionet shtetërore për lirimin e ushtarit të UÇK-së Hasan Dakaj?!

Nga Driton Selmanaj Po bëhen gati 1 muaj që kur ish- luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj nga Korisha, Komuna e Prizrenit, është arrestuar nga policia serbe në Merdarë, teksa po udhëtonte më vëllain e tij drejt Italisë. Hasani me 5 janar 2024 ishte nisur drejtë Italisë, për të gjetur ndonjë mundësi punësimi […]