25-04-2024

Uncategorized

Përleshje masive mes shqiptarëve dhe nigerianëve, burgu në Itali përfshihet nga flakët

Kaosi ka përfshirë një burg në Itali, pasi disa shqiptarë dhe nigerianë që po vuanin dënimin aty, janë përleshur me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, ku përleshja u pasua nga një zjarr, pasi disa nga të burgosurit u vendosën flakën batanijeve. Po ashtu, duke përfituar nga kaosi, disa të burgosur […]

Sveçla bashkë me dy deputetë dalin pasa gjykatës, mungon deputetja Drita Millaku, seanca shtyhet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes Fitore Pacolli-Dalipi dhe Salih Zyba po akuzohen se në mars të 2018-ës kishin ndezur gaz lotsjellës, me ç‘rast kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare në Kuvendin e Kosovës. Ata sot janë parë në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, transmeton IndeksOnline. Por, […]

25 vjet nga Konferenca e Rambujesë

25 vjet më parë, në kështjellën e Rambujesë u diskutua për fatin e Kosovës. 16 përfaqësuesit nga Prishtina udhëtuan drejt vendit në afërsi të Parisit, për të negociuar për herë të parë me palën serbe, me ndërmjetësimin e grupit të kontaktit. Delegacioni kosovar përbëhej nga anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes së Bashkuar Demokratike […]

Temperatura pranverore gjatë kësaj jave, por nga kjo ditë pritet përkeqësim i motit

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe të masave të ngrohta ajrore. Si rrjedhojë, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, me përjashtim të ditës së dielë, ku pritet përkeqësim në kushtet e motit, e cila parashihet me vranësira të shpeshta dhe reshje […]

Ëmbëlsira e përshëndetje në shqip, Zyba befason punonjësit e Legias

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba iu bashkua Legia Varshavës në formë huazimi nga Ballkani gjatë afatit kalimtar të janarit. Në marrëveshjen mes palëve u përfshi edhe opsioni i blerjes, që mund të aktivizohet nga klubi polak pas përfundimit të sezonit. Derisa është në pritje të debutimit zyrtar, Zyba po vijon me stërvitjet te […]

Ndahet nga jeta mbretëresha e valles shqiptare, Liljana Cingu

Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare mbretëresha e valles shqiptare, Liljana Cingu. Homazhet do të mbahen paraditen e së martës në hollin kryesor të TKOB-së. Valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore është nderuar me urdhrin “Mjeshtër i madh” për kontributin e dhënë. Në një reagim në Facebook, drejtoresha e […]

Nëse e shihni këtë grua, lajmëroni Policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e të dyshuarës që po shihni në foto. Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. […]

Këta janë tre kosovarët e arrestuar në Shqipëri, dyshohet se ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

Tre kosovarë janë arrestuar në Tiranë. Bëhet fjalë për tre të rinj nga Gjilani, Rigon Maliqi, Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku, ndërkaq dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Kjo u bë e ditur nga drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një konferencë për media. Vocaj tha se tre të rinjtë nga Kosova […]

Akuzohej për krime lufte: Gjykata e shpall të pafajshëm Zlatan Arsiqin

Zlatan Arsiq është liruar nga akuzat për krime lufte. Ai akuzohej për krime lufte në Kamenicë, përgjatë kohës që ishte polic. Lajmin e ka shpallur sot nga gjyqtarja Valbona Musliu-Selimaj. Aktakuza e PSRK-së e ngritur më 28 korrik 2023, ngarkon Zlatan Arsiqin se në mars të 1999-ës para bombardimeve të NATO-s, në Stacionin Policor në […]

“Tradhtia do të jetë një vepër penale”, 3 vjet burg kush bën tradhti bashkëshortore në Shqipëri

Sipas kodit të familjes, dy të rritur, të cilët lidhen në martesë kanë të drejta dhe detyrime, mes të cilave është edhe besnikëria. Ndërsa deri më sot thyerjen e besnikërisë e kemi quajtur si problem moral, në draftin e ndryshimeve të Kodit Penal, kjo do të jetë një vepër penale që do të ndëshkohet deri […]