Çfarë hapi politik propozon Baldedaj ndaj kryesuesit të KK-së nga Vetëvendosje në Prizren
Shefi i Grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit, Ilir Baldedaj ka propozuar shkarkimin e kryesuesit të KK-së, Artan Abrashi.
Ai këtë e ka bërë në një postim në ‘facebook’, në të cilin ka shkruar se tashmë raporti i forcave politike në KK ka ndryshuar, nëse bashkëpunon PDK, AAK dhe NISMA, atëherë Vetëvendosje nuk e ka shumicën e votave
“Pas daljes së Nismës nga koalicioni në Prizren i ftoj të bashkohem PDK, AAK dhe NISMA që të shkarkohet Kryesuesi i Asamblesë sepse nuk e ka shumicën në Asamble!”, ka shkruar ai./GazetaePrizrenit.net