24-11-2024

Çfarë kriteri të ri planifikon DKA në konkurset për mësimdhënës?

Zyrtarët arsimor prizrenas kanë paralajmëruar kritere të reja gjatë intervistimit në konkurset për mësimdhënës, derisa kanë thënë se konkurset janë më të përfolurat shkaku i numrit të madh të aplikuseve, deri në 70 për një vend pune, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

 

Drejtori i Arsimit, Skënder Susuri ka njoftuar se në bashkëpunim me inspektoratin rajonal në Prizren është bërë një instrument të ri vlerësimi në konkurset për mësimdhënës, i cili do të jetë publik dhe do t’u ndahet kandidatëve pasi siç ka thënë i plotëson kriteret ligjore.

 

“Rezultati në mes të testit me shkrim dhe intervistimit me gojë  nuk mund ta ndryshoj rezultatin me shumë  se 20 %. Pra një kandidat që ka marrë me shkrim 80 pikë, ndërsa kandidati tjetër 50 pikë, atëherë nuk ka mundësi që  intervista me gojë ta ndryshojë  rezultatin”, ka thënë ai.

 

Susuri me këtë hap e ka njoftuar edhe kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, me të cilin një ditë më parë kanë mbajtur konferencë të përbashkët shtypi, në të cilën kanë prezantuar punën në pjesë e parë të këtij viti./GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.