18-04-2024

Chelsea iu reziston ofertave për Bakayokon dhe Moratan

Chelsea nuk do t’i shesë Alvaro Moratan dhe Tiemoue Bakayokon në verë, raporton Telegraph.

Megjithatë, sipas mediumit britanik, klubi londinez do të pranonte t’i shiste ata nëse ndonjëri prej tyre kërkon të largohet, transmeton Gazeta Express.

Të dy lojtarët kanë përjetuar sezon të vështirë debutues në “Stamford Bridge”, gjë që ka bërë të spekulohet se dyshja do të largohet nga klubi shumë shpejt.

Por, Chelsea ka mësuar nga shitja e gabuar e Kevin De Bruyne dhe Mohamed Salah dhe është i vendosur të ketë durim me sulmuesin dhe mesfushorin. /Express/

Asnjë koment

Comments are closed.