Çifti i fejuar, njëri nga Korisha që u infektua me koronavirus në Londër, lëshojnë QKUK, po trajtohen në shtëpi!

Çifti i fejuar i ardhur nga Londra që rezultuan pozitiv në testin për koronavirus janë liruar për trajtim në shtëpi.

Kështu kanë konfirmuar nga Klinika Infektive e QKUK-së.

 

“Qifti i ardhur nga Londra kanë shfaqur simptoma të lehta të coronavirusit, mirëpo janë liruar për vetëizolim në shtëpi, por me mbikëqyrje nga mjekët”, tha mjeku i Infektivës për RTV Dukagjini.

 

Ndryshe, qifti i ardhur nga Londra njëri është nga Obiliqi e tjetri nga Korisha e Prizrenit.