Çifti nga Rahoveci vdes nga koronavirusi, dyshohet se u infektuan edhe shtatë anëtarë të tjerë
Një çift, nga fshati Patoqan i Epërm i komunës së Rahovecit, ka humbur jetën nga COVID-19. Bëhet fjalë për personat e moshës 70-vjeçare. Burrë dhe grua ishin prekur nga koronavirusi dhe brenda tre ditëve kanë vdekur. Gruaja, më datë 21 gusht, e burri, më 23 gusht. Ndërsa, disa anëtarë të tjerë të kësaj familjeje po dyshohet se janë infektuar. Detaje për këtë rast ka dhënë për Express drejtori për Shëndetësi në Komunën e Rahovecit
Një histori e trishtë ka ndodhur në komunën e Rahovecit para tre ditëve. Në fshatin Patoqan të kësaj komune, një çift ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.
Brenda dy ditëve, burrë dhe grua, rreth 70 vjeç, kanë vdekur nga koronavirusi, por ata kishin pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.
Drejtori për Shëndetësi në komunën e Rahovecit, Samir Mustafa, ka konfirmuar për Express se çifti ishte i infektuar me koronavirus.
Profesori Haskuka e bëri “lëmsh” arsimin në Prizren
Ai tha se edhe shtatë anëtarë të kësaj familjeje, gjatë ditës së djeshme janë testuar. Rezultatet për ta, sipas Mustafës, pritet të dalin së shpejti.
E në Komunën e Rahovecit që nga fillimi i pandemisë sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë kanë ndërruar jetë 19 persona. Ndërkohë 158 të tjerë janë infektuar. Nga ta 15 janë shëruar. E raste aktive janë 34.
Megjithëkëtë, në Kosovë vazhdojnë të mbesin shqetësuese shifrat me personat që po vdesin si pasojë e infektimit nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar edhe 13 vdekje të reja nga COVID-19. Duke e çuar kështu numrin në 480 viktima. /GazetaExpress/