Çiklistët e grupit “Marakli T’bicikllave” të dielën me aktivitet në Prizren
Komuniteti më i madh i çiklistëve “Marakli T’bicikllave” këtë të diel mban aktivitetin e radhës në Komunën e Prizrenit.
Referuar njoftimit, pjesëmarrësit takohen në orën 13:00 tek ‘Abi Çarshia’, duke vazhduar me pedalim deri te caqet, të cilat synohet t’i kalojnë së bashku, raporton Gazeta e Prizrenit.
“Marakli T’bicikllave”, i njofton çiklistët se të interesuarit e kanë të obliguar t’i ndjekin kushtet për pedalim: Ta mbajnë helmetën, ta mbajnë maskën, të jenë mbi 18 vjet.
Lexo edhe:
Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën e Infrastrukturës rrugore (Dokument)
Me këtë rast lajmërohen të gjithë çiklistët/ tet që të bashkëngjiten në këtë aktivitet të organizuar për ta shijuar çiklizmin së bashku me grupin më të madh të çiklistëve! /GazetaePrizrenit. net