Cila është e ëma, cila e bija?

Marina, vajza e këngëtares së famshme, Eli Fara, ka shkruar “dashuria ime e madhe” për të ëmën, krahas disa fotove që ajo zgjodhi të publikonte, pas një xhiroje nga Liqeni.

Marina ka treguar lidhjen e ngushtë që ka me të ëmën.

Por nga fotot duket sikur ato nuk kanë ndonjë diferencë moshe, dhe kjo i atribohet padyshim freskisë së të ëmës, Elit.

Në maj të këtij viti Eli Fara mbushi 53-vjeçe, por duket se këngëtarja e njohur korçare nuk njeh moshë.

Fotot flasin vetë, ku nëse nuk do të ishte këngëtare e njohur, vështirë të dallohej nga e bija./NOA.al/GazetaePrizrenit