26-04-2024

Kosovarët nuk i ndalon as koronavirusi, edhe këtë të shtunë ia mësyejnë bregdetit

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në pikën kufitare në Morinë ka patur fluks automjetesh që i drejtohen bregdetit shqiptar.

Udhëtarët shprehen se nuk kanë frikë nga virusi, teksa numri i shtetasve kosovarë që janë futur në këtë pikë është 6,000.

Policia Kufitare po punon me të gjitha kapacitetet dhe me procedura të përshpejtuara që udhëtarët mos të presin shumë në kolona.

Asnjë koment

Comments are closed.