Copy paste, MSH thotë se ata që rrisin deve dhe kultivojnë pemë tropikale s’kanë kufizime
Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar vendimin rreth kufizimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve. Por aty vërehen edhe masa copy paste të marra nga diku tjetër.
Në këto masa, parashihen edhe kategoritë që kanë të drejtë të lëvizin pa kufizime, ose me liri të lëvizjes më të gjatë se sa kategoria shumicë e qytetarëve.
Njëra kategori e qytetarëve që kanë të liri lëvizje pa kufizime, është ajo që rrisin gamile dhe deve. Në fakt veprimtari e tillë nuk ushtrohet fare në Kosovë, shkaku se vendi ynë nuk ka klimë që i përshtatet rritjes së tyre.
Kategoria tjetër, është ajo e pemëve tropikale, e cila gjithashtu është e përfshirë në këtë vendim, ku thuhet se ata që kutivojnë këto pemë nuk kanë kufizim të lëvizjes. Në vendin tonë kultivohen shumë pemë, por jo edhe ato tropikale, për vetë faktin se Kosova nuk është vend tropikal./reporteri