20-04-2024

CR7 te Juventusi, Rummenige: Nuk do të shpenzonim kurrë aq për një 33-vjeçar

Transferimi i Ronaldos te Juventusi vazhdon të diskutohet në ambientet futbollistike. Fjalën e tij për të gjithë këtë histori e ka thënë edhe shefi ekzekutiv i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, i cili nuk e miraton lëvizjen në merkato të Juventusit, që në total shpenzoi 117 milionë euro për sulmuesin 33-vjeçar.

“Ajo e Cristiano Ronaldos është blerja që ka tërhequr më shumë vëmendjen. Unë e kuptoj, është një futbollist që ka fituar gjithçka me Realin e Madridit. Për 5 vite ka qenë lojtari më i mirë në botë. Por, çështjet e marketingut kanë luajtur një rol jo të vogël në transferimin e tij te Juventusi. Gjithsesi, Bayern Munchen nuk do të investonte kurrë kaq shumë parà për një futbollist 33-vjeçar”, tha Rummenigge.

Por, Rummenigge shtoi se vajtja e Ronaldos në Torino do të jetë një impuls i ri për Juventusin.

“U habita që Andrea Agnelli vendosi të ndërmarrë një lëvizje të tillë. Në Itali, kjo blerje ka pasur shumë jehonë. Nga këndvështrimi i Juventusit, transferimi i Ronaldos ka kuptim. Me këtë lëvizje, në Itali shpresohet që të rifitohet vëmendja e të gjithë botës futbollistike”, vijoi Rummenigge./top-channel

Asnjë koment

Comments are closed.