25-04-2024

Dallavere me subvencione, nga 11 të arrestuarit e dyshuar njëri nga Suhareka

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovë pas dyshimeve për keqpërdorime në Agjensionin për Zhvillimin e Bujqësisë.

Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë të tjerët janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mund të jetë një imazh i teksti

Aksioni është zhvilluar në gjashtë komuna; Pejë, Istog, Deçan, Viti Suharekë dhe Ferizaj.

“Të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’”, ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi.

Sipas Policisë, ky aksion ka ardhur pas  hetimeve disa mujore të realizuara në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Më aktvendim nga prokurori, të njëmbëdhjetë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./BetimipërDrejtësi

Lexo edhe :

Prizren: Publikohen disa “parregullsi” gjatë përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave

 

Asnjë koment

Comments are closed.