Demantohet ministri Vitia, Musliu figuronte në listën zyrtare me probleme shëndetësore, kishte edhe vërtetim
Dokumenti i siguruar nga Lajmi.net demanton sugjerimet nga Ministri i Shëndetësisë se 26 vjeçari nuk kishte probleme shëndetësore.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitita, me zëvendësin e tij dhe sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me vdekjen e të riut 26 vjeçar nga Gjilani, i cili ishte karantinuar në Qendrën e Studentëve, pasi kishte ardhur nga Gjermania.
Ministri Vitia deklaroi se do të kërkojnë detaje të hollësishme rreth ardhjes së 26-vejcarit nga Gjermania dhe vendosjes së tij në karantinë.
Por, kjo deklaratë e sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë rezulton të jetë e pavërtetë dhe demantohet nga vetë regjistri zyrtar të cilin e ka siguruar Lajmi.net, ku te numri rendor 71 figuron emri i të ndjerit Agon Musliu, i lindur më 30 dhjetor 1994, ndërsa te komenti i personit përgjegjës që e ka verifikuar, thuhet qartë se ai kishte probleme shëndetësore dhe se posedonte edhe vërtetim.
Po ashtu, Lajmi.net mëson se dy personat e tjerë, që në këtë listë figurojnë me probleme shëndetësore janë liruar nga karantinimi, kurse i ndjeri Agon Musliu është mbajtur, përkundër vërtetimit që u kishte paraqitur.