Traseja dhe trotuari i “Urës së Gani Tades”, që ndodhet afër Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ka pësuar dëmtime, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Prej kohësh tashmë janë hapur disa gropa, të cilat krahas imazhit të keq, shkaktojnë vështirësi gjatë lëvizjes së automjeteve, por edhe të këmbësorëve.
Lexo edhe:
Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën e Infrastrukturës rrugore (Dokument)
Siç shihet edhe nga fotot, më keq është kur bie shi, pasi gropat mbushen ujë.
Kjo urë që ndodhet në Zonën e Mbrojtur, afër qendrës së Prizrenit kërkon intervenim nga Komuna për ta riparuar. /GazetaePrizrenit.net