19-05-2024

Dënim me gjobë dhe para, për një vjedhje në tentativë në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit me iniciale  D.B. nga Prizreni, për shkak të  veprës penale  vjedhje e rëndë  në tentativë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Për këtë gjykata e ka shpallur fajtor  dhe dënuar me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro, si me burgim në kohëzgjatje prej një viti.

Në aktgjykim, thuhet se me datën 30.12.2017, në orë të pavërtetuar në rrugën “Xhevdet Berisha” e cila gjendet në Prizren, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale K.K., i pandehuri me iniciale D.B., ka tentuar të vjedhë në shtëpinë e lartcekur, me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshëm, i njëjti duke shfrytëzuar mos prezencën e askujt në shtëpi, në atë mënyrë i njëjti me anë të kaçavidës dhe me përdorimin e forcës fizike hap derën e hyrjes së oborrit dhe duke tentuar të hap roletën e një dritare, mirëpo nuk mund të hy brenda dhe pastaj largohet pa u vërejtur nga askush. / GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.