Dënohet 8 të akuzuar për veprën “Kontrabandimi i mallrave”
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me 8 vite e gjysmë burgim të akuzuarit Imer Azemi, Kadri Kurtishi, Bujar Loku, Ramadan Topojani, Tahir Curri, Nazmi Kalisi dhe Bekim Sylejmani, me 1 vit burgim me kusht të akuzuarit Naser Ljamalari dhe Izair Aliu, ndërsa janë liruar nga akuzat Xhemajl Ramushi, Hasip Kiki dhe Samet Ballazhi e iu refuzua aktakuza të akuzuarve Nexhat Gashi, Gani Shabani dhe Agron Krasniqi.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarve u shpall të hënën, nga gjykatësja Violeta Namani, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Imer Azemi, Kadri Kurtishi, Bujar Loku dhe Ramadan Topojani, janë shpallur fajtorë për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” dhe janë dënuar me nga 1 vit e 5 muaj burgim, në të cilin dënim do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
Lexo edhe:
Prizren: Caktohet paraburgim ndaj 13-të të arrestuarve në aksionin për fajde, narkotikë, bixhoz …
Kurse, për veprën e lartcekur, Tahir Currin është dënuar me 1 vit e 11 muaj burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
I akuzuari Nazmi Kalisi, u dënua me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh, për të cilin dënim, nëse jepet pëlqimi, mund të zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë euro.
I akuzuari Bekim Sylejmani, u shpall fajtor për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe u dënua me burgim në kohëzgjatje prej 5 muajsh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Gjykatësja Namani njoftoi se për të akuzuarin Syljemani, është bërë rikualifikimi i veprës penale për arsye se nuk është provuar se në bashkim real ka kryer dhe veprën penale “Marrje ryshfeti”.
Ndërkaq, Xhemajl Ramushi për veprën penale kontrabandim me mallra është liruar nga akuza, me arsyetimin se nuk është provuar se i njëjti ka kryer këtë vepër penale.
Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Hasip Kiki dhe Samet Ballazhi janë liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkoheshin.
Ndërsa, ndaj të akuzuarve Imer Azemi, Kadri Kurtishi, Bujar Loku, Ramadan Topojani, Tahir Curri, Nazmi Kalisi dhe Xhemajl Ramushi, refuzohet akuza për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme”, pasi që ekzistojnë rrethana të tjera që e përjashtojnë ndjekjen penale.
Tutje, ndaj të akuzuarve Imer Azemi, Kadri Kurtishi, Bujar Loku, refuzohet akuza për veprën penale dhënie dhe marrje ryshfeti, për shkak se ka arritur parashkrimi absolut i kësaj vepre penale.
Po ashtu, kundër të akuzuarve Nexhat Gashi, Gani Shabani dhe Agron Krasniqi është refuzuar akuza për veprat penale të cilat ngarkohen, për shkak se gjykata konstaton se për këto vepra penale ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.
Ndërkaq, të akuzuarit Naser Ljamalari dhe Izair Aliu janë dënuar me nga 6 muaj burgim për veprën penale shmangie nga tatimi, i cili dënim nuk do t’iu ekzekutohet në qoftë se brenda intervalit kohor prej një viti nuk kryejnë vepra të tjera penale.
Po ashtu, Ljamalari dhe Aliu secili veç e veç janë obliguar që t’i kryejnë obligimet e tyre ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.
Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Azemi i konfiskohet vetura e markës “Golf”, të akuzuarit Kurtishi, vetura “Golf”, të akuzuari Loku, vetura e markës “Passat” dhe Topojanit vetura kombi, të njëjtat si mjete të kryerjes së veprës penale të lartcekur.
Po ashtu, është sekuestruar sasia e duhanit, veshmbathje, këpucë, tekstil, të cilat janë sekuestruar sipas procesverbaleve të sekuestrimit të sendeve.
Gjithashtu, të akuzuarit të cilët u shpallën fajtorë, janë obliguar që të paguajnë edhe shpenzimet procedurale dhe atë secili veç e veç shumën prej 100 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit.
Ndaj të akuzuarit Kadri Kamberi veçse është veçuar procedura më parë, kurse ndaj të akuzuarve Rrahman Ljamalari dhe Jonuz Ljamalari është parashkruar vepra penale për të cilën akuzoheshin.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 15 maj 2014, kishte ngritur aktakuzë ndaj zyrtarëve policorë Hasip Kiki, Bekim Sylejmani dhe Samet Ballazhi dhe ndaj 15 të akuzuarve tjerë për veprat penale krim i organizuar, kontrabandim me mallra, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit, shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore, shmangie nga tatimi dhe veprën penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit në fillim të vitit 2011, kishin themeluar, organizuar, mbikëqyrur dhe drejtuar veprimtarinë e grupit kriminal, duke e ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuojë në realizmin e veprimtarive kriminale të grupit, me qëllim të përfitimit të dobisë financiare.
Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit Imer Azemi dhe Kadri Kurtishi, kishin menaxhuar mallin me transport në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, pastaj e kishin organizuar shitblerjen e mallit, duke e marrë me qira, të cilin e kishin dërguar në kompanitë në Ferizaj dhe Prishtinë.
Ndërkaq, të akuzuarit Hasip Kiki, Bekim Sylejmani dhe Samet Ballazi në cilësinë e zyrtarëve policorë, thuhet se kishin keqpërdorur detyrën zyrtare duke iu mundësuar të akuzuarve që të veprojnë lirshëm, nga të cilët kishin marrë edhe ryshfet për këto shërbime.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Kiki si polic hetues në Policinë Kufitare- Zona e Lindjes në Kaçanik, kishte mbajtur komunikime të rregullta me të akuzuarin Bujar Loku, dhe më 1 nëntor 2012, gjatë bisedës telefonike më të, në vend që të akuzuarit Imer Azemi dhe Qerim Kurtishi të merren në pyetje në cilësinë e personave të dyshuar për shkak të kontrabandimit të mallit, ai i kishte mashtruar udhëheqësin dhe kolegun e tij, kinse prokurori kujdestar në Ferizaj, kishte urdhëruar që ata të dëgjohen në cilësinë e dëshmitarëve dhe pastaj të lirohen.
Ndërkaq, sipas prokurorisë, policët Bekim Sylejmani dhe Samet Ballazhi, iu kishin mundësuar të akuzuarve Kadri dhe Qerim Kurtishit si dhe Imer Azemit që të kontrabandojnë mallra nga Maqedonia në Kosovë dhe anasjelltas.
Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, thuhet se të akuzuarit Imer Azemi, Kadri dhe Qerim Kurtishi prej vitit 2011 e deri në dhjetor 2013, kishin tejkaluar vijën kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës dhe anasjelltas, duke bartur mallra si: veshmbathje dhe duhan, duke shmangur kontrollin doganor, dhe të njëjtat i kishin shitur në firma të ndryshme në Ferizaj, Kaçanik, Han të Elezit dhe Prishtinë.
Prokuroria, zyrtarët policorë Hasip Kiki, Bekim Sylejmani dhe Samet Ballazhi i ngarkonte me veprat penale të krimit të organizuar, keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje të ryshfetit.
Të akuzuarit Imer Azemi dhe Kadri Kurtishi i ngarkonte me veprat penale të krimit të organizuar, kontrabandës me mallra dhe shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore.
Të akuzuarit Bujar Loku, Ramadan Topojani, Tahir Curri, Kadri Kamberi, Nazmi Kalisi dhe Xhemajl Ramushi me krim të organizuar, kontrabandë me mallra, shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore, ndërsa Bujar Loku edhe për veprën penale dhënie e ryshfetit.
Të akuzuarit Nexhat Gashi, Gani Shabani dhe Agron Krasniqi ngarkoheshin me veprat penale kontrabandë me mallra dhe shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore, ndërsa së bashku me të akuzuarit Rrahman Ljamalari, Januz Ljamalari, Naser Ljamalari dhe Izair Aliu, për shmangie nga tatimi.
Ndërsa, të akuzuarit Kadri Kurtishi dhe Tahir Curri akuzoheshin edhe me veprën penale “kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.
Bashkë të akuzuar në këtë rast kishin qenë edhe Isuf Ljamalari, Bahtir dhe Bejtush Gashi, mirëpo ndaj tyre ishte veçuar procedura. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artik