24-11-2024

Dënohet me 14 vjet burg Remzi Shala ‘Molla e Kuqe’

Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur fajtor ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës si “Molla e Kuqe”.

Gjykata Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur fajtor Remzi Shalën, për krime lufte kundër popullsisë civile.

Sipas vendimit të Gjykatës, Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës si “Molla e Kuqe”, është dënuar me 14 vjet burg dhe se ndaj tij do të vazhdojë masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e vendimit të gjykatës.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, në dhjetor të vitit të kaluar ishte ftuar edhe nga Gjykata Speciale, që të paraqitej më 17 janar të vitit 2019 në këtë gjykatë në Hagë, por  ai kishte refuzuar t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale.

Prej momentit kur Shala kishte marrë ftesën nga Gjykata Speciale, ai është arratisur nga Kosova dhe askush nuk tregon asgjë për vendndodhjen e tij.

Asnjë koment

Comments are closed.