23-11-2024

Deponohen mbi 360 € monedha metalike në një bankë, dyshohen se janë të falsifikuara

Monedhat 2 euro falc nuk kanë të ndalur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një bankë në Fushë Kosovë një femër ka deponuar 364 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti është cilësuar si ‘Falsifikim i parasë’

“Me  27.12.2023 ankuesja femër kosovare,  zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar  prokurori”, thuhet në raportin e PK-së./FO

Asnjë koment

Comments are closed.