26-04-2024

Deputetët serbë përplasen fizikisht para seancës për Kosovën

Para Parlamentit serb në prag të fillimit të seancës për Kosovën, pati një incident midis deputetëve të Dverit dhe Partisë Radikale Serbe.

Anëtarët e Dverit nuk deshën të largoheshin për t’i lëshuar rrugën veturës në të cilën ishte krimineli serb Vojisllav Sheshel, përcjell ksp.

Në fillim kishte një përplasje verbale kur Shesheli ofendoi deputetët e Dverit dhe më pas erdhi edhe deri te përplasja fizike.

Në fund, deputetët e Dverit u larguan për t’i hapur rrugë veturës së Sheshelit.

Asnjë koment

Comments are closed.