Deputeti Berisha: Specialja dëshiron të barazojë luftën tonë çlirimtare me gjenocidin serb
Pas njoftimit se edhe bashkëpartiaku i tij ka marrë ftesë nga Specialja, deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se kjo gjykatë synon të barazojë luftën çlirimtare me gjenocidin e Serbisë.
“Ftesa për ikonën e luftës për liri nga Gjykata Speciale, z. Jakup Krasniqin por edhe prijësve të tjerë të UÇK-së, po e vërteton atë qe e kemi thënë që nga fillimi, se misioni i kësaj gjykate dhe iniciuesve të saj është dëmtimi i vlerave çlirimtare dhe barazimi i luftës për liri me luftën gjenocidale të Serbisë! Si shumë beteja tjera kundër së keqes, jam i bindur se edhe këtë do ta kaloj z Jakup Krasniqi”, ka shkruar në profilin e “facebook” Berisha./GazetaePrizrenit.net