Detaje nga rasti i tmerrshëm në Rahovec: Pasi e vrau vëllanë dhe ia dogji trupin, ia mori paratë
Policia edhe sot ka dhënë detaje lidhur me rastin e rëndë, që ndodhi në Rahovec, ku dyshohet se një person u vra, e më pas u dogj nga vëllai i tij për motive tashmë ende të paqarta.
Në raportin 24-orësh, policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar më datë 9 prill, teksa rasti dyshohet të ketë ndodhur më 11 shkurt
Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur para të gatshme 8 mijë euro dhe 35 mijë franga.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Lidhur me rastin me datën 09.04.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se me datën 11.02.2020 për motive të panjohura kishte vrarë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, të ia ketë marr një sasi të konsiderueshme të parave dhe më pas dyshohet se ka djegë trupin e tij. Viktima nga familjarët e tij me datën 27.02.2020 është raportuar si person i zhdukur. Nga i dyshuari si prova materiale janë sekuestruar dy pistoleta të ndryshme me shtatë fishek, para të gatshme 8.000 (tetëmijë) euro dhe 35.000 (tridhjetë e pesëmijë) franga Zvicerane. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.