03-10-2024

Detaje të reja nga skandali seksual që përfshiu Kombëtaren shqiptare në Gjermani

Detaje të reja janë zbuluar nga skandali seksual që ka përfshirë një prej anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) gjatë qëndrimit për ndeshjet e Euro 2024 në Gjermani. Anëtari, sipas mediave gjermane, nuk është lojtar, trajner apo zyrtar i lartë.

Sipas gazetës gjermane, “Bild”, një prej anëtarëve të FSHF-së, mashkull, 26 vjeç, ka sulmuar seksualisht një 18-vjeçare pjesë e stafit të kampit sportiv Kaiserau në Kamen, ku kuqezinjtë qëndruan gjatë fushatës së tyre në Euro 2024.

Punonjësja e hotelit të Kaiserau ka lajmëruar policinë pas sulmitm më 23 qershorit në orën 19:30.

E reja u tha komisarëve të policisë në Unna (Rhein-Vestfalia e Veriut) se shqiptari e kishte futur me forcë në kuzhinë, e kishte puthur dhe abuzuar seksualisht me të.

Edhe pse prokurori publik u informua menjëherë për veprën e raportuar seksuale, i akuzuari mundi të fluturonte për në shtëpi i papenguar të nesërmen (pas ndeshjes së fundit të Shqipërisë ndaj Spanjës).

Aktualisht është e paqartë se si do të vazhdojë hetimi.

Çështja e fajit tani duhet të sqarohet se në çfarë mase burri ishte në gjendje të tejkalonte refuzimin e gruas së re.

Pasi u bë e ditur ngjarja, burri u pezullua menjëherë nga FSHF-ja, por identiteti i tij mbetet anonim./Albanian Post

Asnjë koment

Comments are closed.