15-07-2024

Kapet 1 kilogram kanabis nga Dogana e Kosovës, ja prej nga ishte nisur me postë

Dogana e Kosovës ka njoftuar dje se gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga ShBA-të, në një pako është hasur substancë narkotike kanabis sativa me peshë neto 1 kilogram.

Në njoftim bëhet e ditur se në lidhje me rastin është lajmëruar policia dhe është identifikuar pranuesi i pakos, i cili është ndaluar nga policia.

Lexo edhe:

Deshifrimi në praktikë i proklamatës “Menaxher me diplomë nga Obama” në Prizren? ( 2 )

“Dogana ka njoftuar Policinë e Kosovës ku është konfirmuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike. Është kryer dorëzimi-pranimi i mallit dhe sipas Policisë së Kosovës, është identifikuar personi fizik (pranuesi i pakos) i cili është ndaluar”, thuhet në njoftimin e doganës./GS

 

Asnjë koment

Comments are closed.